Flash

Dialogu Kosovë-Serbi/ Marko Gjuriç paralajmëron surpriza në takimin e 4 shtatorit në Washington

Lapsi.al 31 August 2020
Dialogu Kosovë-Serbi/ Marko Gjuriç paralajmëron surpriza

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjurç, deklaroi se ekipi negociues i Serbisë do të shkojë në Uashington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë.

Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington.

Gjuriç i tha “TV Prva” se ishte një befasi personale për të që disa qarqe politike në Beograd, në vend që të siguronin mbështetje, “goditën pas shpinë” ekipin kombëtar serb, të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke akuzuar Vuçiçin se tradhtonte Kosovën ose po e tërhiqte Serbinë në konflikte të madh me perëndimin.

Gjuriç deklaroi se Beogradi i kërkoi KFOR-it që të krijojë një prani të përhershme në terren në Babin Most, duke vlerësuar se “sulmi ndaj serbëve në atë fshat nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i politikës ekstremiste të ndjekur nga politikanët shqiptarë”.

Gjuriq vlerësoi se policia e Kosovës padyshim “nuk është e gatshme ose e paaftë” për të mbrojtur serbët në Babin Most.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Llogara (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara. Lapsi.al mëson se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ...

17:15

Pogradec, zjarr në një magazinë

Një zjarr ka rënë në një magazinë bari në Çërravë të Pogradecit. Nga te dhenat e para mesohet se nga zjarri rrezikohet dhe banesa e Ladi Beshollit, ndërkohë që ...

17:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI