Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Emërimi i Albert Dervishaj në polici, PD: Të dorëhiqet, ka qenë me Sigurimin e Shtetit

Lapsi.al 28 August 2020
Emërimi i Albert Dervishaj në polici, PD: Të dorëhiqet, ka

Emërimi i Albert Dervishaj si zëvendësdrejtori i përgjithshm i Policisë së Shtetit ditën e djeshme (27 gusht) ka ngjallur reagimin e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për shtyp shprehet se Dervishaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit për 10 vite me radhë.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pasi më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Gjovalin Lokën i cili u shpreh vetë se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Ligji i Vetting-ut parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë:

Zëvendës drejtori sapo emëruar nga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dhe procesverbale.

Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit. Disa ditë më parë, organet e vettingut në polici, mbyllën sytë, shkelën ligjin dhe manipuluan faktet, sipas të cilave zevëndësdrejtori aktual i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv i Sigurimit të Shtetit dhe në shkelje flagrante të ligjit u konfirmua në detyrë. Ligji i vetingut, qartazi e parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit. Është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin.

Policia e Shtetit nuk mund të jetë kurrsesi një organizatë e kontrolluar dhe e drejtuar nga bashkëpunëtorët dhe agjentët e Sigurimit të Shtetit, në shërbim të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij kriminale. Albert Dervishajt duhet të shkarkohet menjëherë dhe qytetarëve ku duhet kërkuar ndjesë publike për këtë thyerje flagrante të ligjit. Me Partinë Demokratike, Policia e Shtetit do të kthehet në binarët e ligjshmërisë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI