Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Arrestime seri në Tiranë, policia vë në pranga 11 persona

Lapsi.al 28 August 2020
Arrestime seri në Tiranë, policia vë në pranga 11 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar në pak orë 11 shtetas, 4 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Sh., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet A.Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa u ndalua dhe shtetasi me inicialet B.Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Policia sqaron se u arrestua dhe shtetasi A.Dh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Sh.S., 44 vjeç, pasi në fshatin Ibë e Poshtme, u konstatua se ka qënë duke bërë një pishinë në afërsi të banesës së tij të ndërtuar pa lejen nga organet kompetente. Gjithashtu u referuan materialet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e I.K.M.T-së dhe Policisë Bashkiake, pasi nuk kanë kryer kontrollin e territorit për regjimin Juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit S.S., 50 vjeç, pasi , në fshatin Stërmas, ka bllokuar rrugën me mjetin e tij dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Sali Butka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 41 vjeç, me detyrë Inxhinier Zbatues dhe Drejtus Teknik, pasi në rrugën “Mihal Duri” në një pallat në ndërtim është aksidentuar punëtori shtetasi A.K., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; H.H., 37 vjeç, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, ka aksidentuar, mjetin me drejtues shtetasin E.T., vetëm me deme materiale, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit ka dëmtuar portën e banesës së shtetasit B.Q. Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet B.D., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

SHBA: Nuk do të ndërhyjmë në Bjellorusi

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Stephen Biegun u takua me lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, të hënën në Vilnius, duke nënvizuar se Sh...

10:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI