Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Kufiri me Greqinë/ Rama i përgjigjet Metës me 'kunjë': Mos bëj rafting me Kushtetutën dhe çështjet ndërkombëtare

Lapsi.al 28 August 2020
Kufiri me Greqinë/ Rama i përgjigjet Metës me

Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës lidhur me debatin e fundit për shtrirjen e Greqisë me 12 milje në ujërat shqiptare.

Zgjerimi grek në detin Jon/ Meta: Do ta mbroj gjithmonë Kushtetutën 

Teksa Presidenti tha një ditë më parë se do të mbrojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë, Rama i kërkoi Metës të rri i qetë dhe të mos bëjë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe çështjet e marrëdhënies ndërkombëtare apo të fqinjësisë.

“Presidenti duhet të informohet mirë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur ‘hajde të mbrojmë Kushteuttën’, sepse këtu nuk ka fare lidhje Presidenti dhe as Kushtetuta. Është si puna e Kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhe në mes rrjedh ujë.

Konventa iu ka dhënë të drejtë të dy shkëmbinjve të marrin nga ky ujë. Kështu që presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, tha Rama.

Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta 

Të këshilluara

SHBA: Nuk do të ndërhyjmë në Bjellorusi

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Stephen Biegun u takua me lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, të hënën në Vilnius, duke nënvizuar se Sh...

10:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI