Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Debati për detin, Rama nga Vjena: Shqetësim artificial, nuk ka lidhje me ujërat e Shqipërisë

Lapsi.al 28 August 2020
Debati për detin, Rama nga Vjena: Shqetësim artificial, nuk ka lidhje

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e fundit me palën greke për kufirin detar.

Nga Vjena, ku ndodhet në cilësinë e kryesuesit të OSBE për situatën e krijuar në Bjellorusi, kryeministri Rama tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga deklaratat e homologut grek, Kyriakos Mitsotakis, pasi nuk bëhet fjalë për shtrirje në ujërat shqiptare.

Sipas tij, Shqipëria është shtrirë me 6 milje në det që prej vitit 1990 dhe Greqia nuk ka çfarë konteston, ndërsa shtoi se edhe mes ujërave territoriale të vendeve ka ujëra të ndërmjetën, ndërkombëtare, dhe në këtë rast shteti fqinj kërkon shtrirje pikërisht te këto ujëra.

“Nuk jam në dijeni të kësaj harte. Edhe njëherë, deklarata e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tanë territorial, as me marrëveshjen, për të cilën po punojmë, por nuk e kemi arritur akoma. Nuk ka lidhje me asgjë me ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme, ose nga padituria, për të nxitur një shqetësim artificial. Nuk ka lidhje, pasi shtrirja në 6 milje në ujërat territorial është një e drejtë e cdo vendi. Shqipëria është shtrirë me 6 milje që prej vitit 1990, Greqia nuk ka cfarë kontenston. Midis ujërave territorial të vendeve ka ujëra të ndërmjetëm, ndërkombëtarë, njësoj sic ka rrugë për të kaluar mes vendeve. Edhe në det ka rrugë të përbashkëta për të kaluar.

Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuar nga Konventa është e drejtë e cdo shteti. Nuk ka lidhje me atë që po bëhet mes Turqisë dhe Greqisë. Ajo që po ndodh mes tyre është një marrëveshje për denimitimin e ujërave territorial të tyre. Harta që dalin, sic dilnin ato harta që do copëtohej Kosova, ato sic dalin harta si do shtrihet Shqipëria përtej vetes, nuk kanë lidhje me realitetin.

E fundit, dua të them që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Nuk është një konspiracion që bëhet mes dy palëve, marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj. Nuk është dicka që mbahet fshehtas. Sa i përket transparencës, sa kohë ne jemi në negociata, ato nuk bëhen në popull, por qëndrimi ynë është i qartë. Ky debat ka shpërthyer dhe një herë tjetër, kur e bëri deklaratën ministri i Jashtëm grek, por është pa lidhje me temën. S’ka asgjë këtu për të mos kuptuar. Mjafton të ndiqet fillimi i arsyetimit”, sqaroi kryeministri.

Sa i takon kryesimit të OSBE, kryeministri shqiptar theksoi se “Ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në aspektin emarrëdhënieve ndërkombëtare, në aspektin e imazhit të saj. Shqipëria e meriton OSBE. Nuk është proces elektoral që po zhvillohet në Vjenë, as process ku ne po përpiqemi të bëjmë politikë të brendshme, por është një process ku ne po bëjmë cmos të nderojmë vendin tonë dhe ku pas kësaj Shqipëria të jetë në një kuadër më të lartë, qoftë në aspektin e miqve, por edhe të botës mbarë, që përfshijnë hartën e komunitetit të OSBE”.

Të këshilluara

SHBA: Nuk do të ndërhyjmë në Bjellorusi

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Stephen Biegun u takua me lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, të hënën në Vilnius, duke nënvizuar se Sh...

10:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI