Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

"Deti", Rama i përgjigjet Bashës: Ti do teatër vëlla, të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje

Lapsi.al 28 August 2020
"Deti", Rama i përgjigjet Bashës: Ti do teatër

Debati virtual mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijon prej disa orësh.

Pasi kryedemokrati i kërkoi llogari për transparencë, Rama u shpreh duke thënë se nuk ka marrëveshje as negociata që prej ndryshimit të qeverisë ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme nuk ka pasur një të tillë.

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?! Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata”, shprehet Rama në reagimin e disatë.

Në mesazhin e fundit Basha shkruante:

“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”

Debati mes tyre ka nisur për çështjen e kufirit detar pasi kryeministri grek ka deklaruar që do të zgjerohen me 12 milje dhe opozita kërkon transparencë nga qeveria nëse cënohet hapësira shqiptare.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI