Flash

Basha vë alarmin: 4 policë të infektuar në Has, kolegëve nuk u bëhet testimi

Lapsi.al 6 April 2020
Basha vë alarmin: 4 policë të infektuar në Has,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në emisionin “Opinion” se 4 efektivë të Policisë së Shtetit në Has kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

“Kanë qenë në detyrë gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë qenë në kontakt me qytetarët , kanë qenë në kontakt me punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë së Hasit. Shkoni dhe pyetini sot, të gjithë kolegët në Polici që kanë pasur kontakt me efektivët që kanë dalë pozitiv dhe që kanë pasur simptoma.

Kërkojnë të bëjnë testin, sepse kanë familje, kanë fëmijë, kanë bashkëshortë, kanë prindër, nuk ua bën kush testin. Është normale kjo? Këtë po kërkojmë, kjo nuk është normale, kjo është kriminale. Prandaj kemi tre javë që kërkojmë testim sepse në qoftë se nuk bëjmë testime, nuk kontrollon dot” – tha Basha.

Basha tha se kryeministri Rama ka dalë para çdo specialisti dhe ka dhënë urdhra për gjithçka.

“Pasi kemi tre javë që kërkojmë rritjen e testimeve ai po “lan duart” dhe po thotë këtë e kanë ekspertët. Ekspertët po kërkojnë testime. Ju e kishit ekspertin në studio. A kërkoi testime eksperti? Po përse t’i biem vërdallë çështjes.

Që nga ekspertët ndërkombëtarë e ekspertët kombëtare e çdokush tjetër kërkojnë testime. Por që të testosh, duhet që qeveria të sigurojë tampona. A e di ti se sa tampona ka Shqipëria sot? Përse nuk bën transparencë? Ia kam kërkuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pothuajse 10 ditë më parë: “Bëj transparencë sa tampona ke?” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum. Si...

20:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI