Flash

A do shkojë Kosova në zgjedhje të reja? Flet Thaçi

Lapsi.al 6 April 2020
A do shkojë Kosova në zgjedhje të reja? Flet Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pyetur nëse do ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme, tha në emisionin “Open” me anë të një lidhje në Skype se do zbatojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Presidenti i Kosovës do të zbatojë në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kryeministri Albin Kurti është rrëzuar me 85 vota. Pra janë 2/3 e Kuvendit që kanë votuar kundër Kurtit. Ai kërkon zgjedhje, por janë 90 deputetë kundër tij. I kam ftuar të gjithë anëtarët e partive dhe më kanë shprehur se janë të gatshëm për të krijuar një qeveri të re dhe të mos shkojnë në zgjedhje” - tha Thaçi.

Sipas kreut të shtetit, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verifikoi edhe Gjykata Kushtetuese” - tha Thaçi.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum. Si...

20:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI