Flash

“Ke disa para aty!”/ Leonit XIV i dorëzojnë llogarinë e harruar pasi u bë Papë 

Lapsi.al 5 June 2026

Kryebashkiaku i Çikagos Brandon Johnson dhe guvernatori JB Pritzker i bënë disa dhurata të veçanta Papa Leonit XIV gjatë një takimi të shkurtër në Vatikan. Ata i dhanë një birrë "Da Pope" që ka nisur të prodhohet në Çikago, një fanellë të Illini nr. 14, veshje të Chicago White Sox, por edhe diçka tjetër.

E veçantë ishte dhurata e Arkëtarit të Shtetit të Illinois, Mike Frerichs. Ai i dorëzoi Papës një certifikatë për të rimarrë 8.65 dollarë nga llogaria e tij, një shumë që ai kishte në një llogari PayPal, e cila tani është mbyllur.

Paratë kishin kaluar në llogaritë e pronave të pakërkuara të Illinois, ndaj Frerichs vendosi t’ia kthejë ato.

"Ne i gjetëm këto para vitin e kaluar pasi ai u bë papë" - tha Frerichs. "Ne kontaktuam kryepeshkopatën lokale duke u përpjekur ta bindnim atë t'i kërkonte ato, por dështuam."

Plani B? "Epo, le ta dorëzojmë personalisht," tha ai. Kjo mundësi u realizua të mërkurën. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI