Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

"Je i vetmi ministër që nuk kupton"/ Braçe përplaset me ministrin Salla në parlament

Lapsi.al 4 June 2026

Një debat ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ministrit të Bujqësisë, Andis Salla dhe deputetit socialist Erion Braçe, pas një interpelance të kërkuar nga ky i fundit.

Salla e akuzoi Braçen se ka keqinformuar fermerët dhe ka ngritur alarme false.

"Kemi analizat që janë këtu. Nuk mund të keqinformojmë të gjithë fermerët dhe të ngremë alarm, duke ngritur zërin për një produkt që ne akoma nuk na kishin dalë analizat dhe ju kërkonit përgjigje pa dalë një analizë shtetërore.

Marrim mostrat dhe bëjmë analizat në laborator. Në ditët që ka dalë problemi dhe në ditët në vazhdim. S’e mbaj mend datën se s’kam datë këtu.

Çfarë po flet? Ja ku i ke analizat. Urdhëro. 29.05, urdhëro datën. Vini këtu, keqinformoni e ngrini alarm për fermerët. Është e disata herë që e bëni. Dhe më vjen keq që ju bëni të tilla skenash. Keqinformoni fermerët për raste që s’janë të nevojshme" - tha ministri.

Deputeti iu kthye duke i thënë se ai është i vetmi ministër i Bujqësisë që nuk e pranon që TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë.

"Atë historinë e përsëritur të alarmeve false, merre mbrapsht. E di pse do e marrësh mbrapsht? Në njërën nga rastet fola për kafshët shoqëruese, që nuk i mbulon qeveria jote, apo jo? Ekzakt pra, ekzakt. Hiqe njërin nga rastet. Rastin tjetër e ke të provuar.

Je i vetmi ministër Bujqësie që nuk e pranon që TVSH-ja, apo sistemi i TVSH-së që ne kemi… S’e kupton pra, prandaj të them. Sistemi i TVSH-së që ne kemi ka groposur blegtorinë. Ti je i vetmi ministër Bujqësie që nuk e pranon këtë. Je i vetmi.

Je i vetmi ministër Bujqësie që mbledh ata të fabrikave të bëjnë deklaratë kundër deputetëve. Ky është problem shumë i madh. Mirë mo ministër, si mund të thuash që mund të ketë rënë shi në atë rastin atje?

Në këtë vend, shi ka rënë vetëm dje o ministër. Në këtë vend ka thatësirë prej javësh. Dje ka rënë shi. Me çfarë laget një magazinë? Serioziteti i këtyre institucioneve që ju drejtoni, është një problem shumë i madh. Edhe unë me analiza shtetërore. Është i njëjti laborator që brenda tre ditëve jep rezultate të ndryshme" - tha Braçe. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI