Flash

Rama rrëfen në vetë të parë si ka negociuar me dhëndrrin e Trump që prej 2023-shit

Kryeministri: Ndryshe nga Sazani në zvërnec mardhëniet janë mes privatëve, shteti ka rol rregullator

Lapsi.al 1 June 2026

 

Edi Rama ka treguar se negocion që prej vitin 2023 me Jared Kushnerin dhe se i ka kthyer investitorit disa master plane për zhvillimin e restortit turistik në Zvërnec. Përballë akuzave se administrata shqiptare vepron si vasale ndaj njerëzve të fuqishëm, dhe ky është një projekt që do ta afrojë kryeministrin me familje Trump ai deklaroi se projektet e para të paraqitura u rrëzuan plotësisht nga institucionet shtetërore. Ato iu kthyen mbrapsht palës investitore me argumentin e thjeshtë: Shqipëria kërkon më shumë dhe me standarde shumë më të larta, jo thjesht një arkitekturë komerciale masive. "Ky rigorozitet institucional flet për një emancipim të aparatit shtetëror, i cili nuk nxitet më nga nevojat e dëshpëruara për të pranuar cilindo që sjell para, por ka fuqinë të diktojë vizionin e tij ekologjik dhe estetik. Investitorët tani e dinë se hyrja në tregun elitar shqiptar vjen me një çmim të rreptë: respektimin maksimal të rregullave dhe krijimin e modeleve të qëndrueshme që i shërbejnë edhe fitimit të kompanisë, por edhe mirëqenies së komunitetit vendas" tha ai gjatë një fjalimi të pafundëm përpara deputetëve socialistë..

Zanafilla e interesit të Jared Kushner (dhe korporatave të mëdha nga Katari) sipas kryeministrit nisi në vitin 2023. Projekti i propozuar ndahet në dy segmente gjeografike dhe ligjore. Lidhur me Ishullin e Sazanit, Kryeministri ishte i prerë: Sazani është tokë publike, një aset strategjik kombëtar me potencialin për t'u bërë një perlë e Mesdheut. Qëndrimi i qeverisë ka qenë transparent që nga dita e parë: kjo tokë nuk shitet. Në dallim të fortë me qeverisjet e kaluara, të cilat sipas tij e jepnin territorin me koncesione 1 Euro ose i falnin asetet pa e bërë shtetin hisedar, qeveria e sotme po negocion me kushte të vështira. Qëllimi kryesor është që shteti shqiptar, e rrjedhimisht qytetarët e tij, të jenë ortakë me të drejta të plota në këtë zhvillim. Kjo është arsyeja pse, pas dy vitesh, negociatat për Sazanin nuk kanë përfunduar ende; shteti po ruan me forcë interesin e vet komercial" vijoi Rama.

Ndërsa për Zvërnecin, i cila ka gjeneruar pjesën dërrmuese të pakënaqësisë, kryeministri deklaroi qartësisht se aty shteti nuk disponon tokë publike në masë të konsiderueshme për të bërë zhvillim thelbësor. Pjesët shtetërore aty janë dërrmueshëm të parëndësishme. E gjithë platforma zhvillimore bazohet tërësisht në transaksione mes kompanisë ndërkombëtare dhe pronarëve privatë të ligjshëm. Këto prona janë regjistruar në Kadastër prej vitesh dhe përbëjnë tituj të qartë pronësie. "Në këtë ekuacion, qeveria nuk ka asnjë rol ndërmjetësues në tregtinë e tokës; ajo operon vetëm si institucioni rregullator që monitoron zbatimin e kritereve teknike dhe ligjore. Çdo spekulim se qeveria po "shpërngul" apo po ia jep tokën oligarkëve është, sipas kryeministrit, një sajesë keqdashëse, pasi bëhet fjalë për një marrëdhënie kontraktuale private mes një blerësi global dhe shitësve të pavarur" ishte alibia pas të cilës u mbrojt Rama.

LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI