Flash

“Bushtër e ligë sioniste”/ Aktorja Helen Mirren sulmohet në rrugë (VIDEO)

Lapsi.al 28 May 2026

Helen Mirren ishte viktimë e një sulmi të egër verbal në një rrugë të Londrës. Aktorja 80-vjeçare po ecte me bashkëshortin e saj, Taylor Hackford, kur iu afrua një burrë i panjohur.

Ajo i buzëqeshi dhe e pyeti nëse ai ishte mirë, fillimisht duke menduar se ishte një fans i saj. Megjithatë, situata doli jashtë kontrollit kur ai filloi të bërtiste, duke e quajtur atë një "kurvë të ligë sioniste".

"Je një kurvë e ligë sioniste. Dhe ti (Hackford) gjithashtu, të mallkuar" - dëgjohet të thotë burri në një video që u bë virale. Burri i aktores ndërhyri, duke i kërkuar personit të largohej.

Sulmi lidhet me mbështetjen e hapur të Helen Mirren për Izraelin. 

"Unë besoj te Izraeli, në ekzistencën e Izraelit dhe besoj se Izraeli duhet të ecë përpara", - tha ajo në një intervistë.

Muajin e kaluar, ajo madje nënshkroi një peticion me artistë të tjerë, përfshirë Mila Kunis, Sharon Osbourne dhe Amy Schumer, në favor të pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI