Flash

"Po mua nuk më do?"/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth Edi Ramën

Lapsi.al 26 May 2026

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as në Konferencën Ndërqeveritare me Bashkimin Europian të mbajtur të martën në Bruksel. 

Ai i është drejtuar zëvendësministres për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, në greqisht me fjalët "agapi mou" (e dashura ime). Por kjo fjalë e kryeministrit shqiptar duket se ka shkaktuar "xhelozi" te komisioenrja për zgjerimin Marta Kos, e cila e pyeti: "Po mua nuk më do?"

Pas batutave, Komisionerja Kos ndërpreu konferencën dhe puthi kryeministin Rama në faqe. Më pas Kryeministri vijoi, duke thënë se dashuria Shqipëri-BE është e pashtershme dhe pa kushte. 

BATUTAT:

Edi Rama: E dashur Marilena, "agapi mou"! Faleminderit shumë, Marta! 

Marta Kos: Po mua nuk më do?

Edi Rama: Po mendoja të thoja apo jo “Yubim te”, por e di që “Yubim te” nuk është saktësisht varianti slloven.

Marta Kos: ...por edhe mund të jetë. 

(Marta Kos puth Ramën në faqe)

Edi Rama: Ok. Në rregull.

Marta Kos: Tani jam e lumtur!

Rama u drejtohet gazetarëve: Po ju pse qeshni? Ju jeni të rinj. Nuk e dini ende vlerën e dashurisë. Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, dashuria e pashtershme, pa kushte, dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi, por sigurisht jemi shumë të lumtur”, - tha Rama. /Dosja.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI