Flash

Ndërhyn qeveria/ Bualli me nofkën “Donald Trump” i shpëtoi Kurban Bajramit

Lapsi.al 27 May 2026

Një buall albino i rrallë dhe i bërë viral në Bangladesh për shkak të nofkës "Donald Trump" i shpëtoi sakrificës gjatë Kurban Bajramit të këtij viti. Shkak u bë ndërhyrja e autoriteteve qeveritare, tha për Reuters një zyrtar i ministrisë së brendshme.

Kafsha, me peshë gati 700 kilogramë, ishte shitur dhe po përgatitej për therjen rituale kur ndërhynë autoritetet. Ministri i brendshëm i Bangladeshit, Salahuddin Ahmed urdhëroi që bualli të shpëtohej, paratë t'i ktheheshin blerësit dhe kafsha të transferohej në kopshtin zoologjik kombëtar në Daka.

Ajo që filloi si një rutinë blerjesh për Bajramin, shpejt u shndërrua në një kuriozitet kombëtar pasi videot u bënë virale. Turma njerëzish nisën të mblidheshin në fermë, me vizitorë që udhëtonin nga larg për të parë balluken bjonde që i ngjante presidentit amerikan.

Sipas pronarit 38-vjeçar të fermës, Ziauddin Mridha, emri ishte ideja e vëllait të tij më të vogël, i cili vuri re ngjashmërinë. Ai shtoi se kafsha është jashtëzakonisht e qetë dhe kërkon kujdes duke përfshirë ushqyerjen e shpeshtë dhe larjen e rregullt.

Gjatë gjithë majit, vizitorë kuriozë, fëmijë dhe përdorues të mediave sociale kanë vërshuar në fermë për të parë nga afër kafshën e famshme. Në videot dhe fotot që qarkullojnë në internet, punëtorët e lajnë buallin me ujë dhe ia krehin me kujdes balluket midis brirëve të mëdhenj e të lakuar.

"Luksi i vetëm që gëzon është se lahet 4 herë në ditë", - komentoi pronari i tij, duke sqaruar se ngjashmëria me Trumpin kufizohet vetëm te qimet e tij.

Sipas ekspertëve të shërbimit veterinar të cituar nga Agjencia Franceze, buallicat me albinizëm janë jashtëzakonisht të rralla dhe zakonisht kanë një ngjyrë të bardhë ose rozë për shkak të mungesës së melaninës. ©Reuters, LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI