Flash

VIDEO/ Granit Xhaka në krah të Terence Hill shkëlqen edhe si aktor në filma me kauboj 

Lapsi.al 29 May 2026

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës me origjinë shqiptare Granit Xhaka së fundmi ka marrë pjesë në një projekt filmik në Zvicër ku shfaqet në rolin e një cowboy përkrahë legjendës Terence Hill.

Në prag të Kampionatit të Botërorit, rrjeti më i njohur i supermarketeve zvicerane Denner ka realizuar një film promocional i cili mban titullin “The Socceritos”. Në film marrin pjesë edhe futbollisti Burnly, Zeki Amdouni dhe futbollistja kroate Ana Maria Markovic.

Sipas skenarit, tre personazhet bëjnë një tur nëpër qytetet e Perëndimit të Egër me qëllim që t’u mësojnë banorëve vendas lojën e futbollit.

Ata përballen me një kriminel lokal i cili kërkon të ndalojë sportin. Mësohet se xhirimet e filmit janë realizuar në Spanjë në të njëjtat gjurmë historike ku Hill ka xhiruar dikur filmat e tij. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI