Flash

Piu ujë nga rubineti, hapi dritaren dhe iku/ Japonia shpall në kërkim ariun inteligjent

Lapsi.al 5 June 2026

Autoritetet në Japoni po kërkojnë ende një ari që e përshkruan si "jashtëzakonisht inteligjent". Ai është parë të pijë ujë nga rubineti dhe më pas të hapte një dritare dhe të arratisej nga vendi ku mbahej pasi kishte plagosur 4 persona në pjesën veriore të vendit.

Ai u shpëtoi gjuetarëve të pajisur me kurthe dhe pistoleta anestetike.

Kërkimi për kafshën vazhdon edhe sot, tha një zyrtar i qytetit për AFP-në. Në zonë ka pasur gjithnjë e më shpesh raportime për arinj në afërsi të zonave të banuara.

Dëshmitë nga vendi i ngjarjes sugjerojnë se kafsha "e hapi dritaren vetë" për t'u arratisur. Kryetari i bashkisë së Fukushimës, Wuki Baba u tha gazetarëve se u gjetën shenja gërvishtjeje pranë daljes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI