Flash

Incidenti/ Presidentja e Meksikës i hedh topin, gazetarja rrëzohet në tokë

Lapsi.al 5 June 2026

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë konferencës së fundit për shtyp të Presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum. Në përpjekjen e saj për të promovuar Kupën e Botës, presidentja meksikane hodhi topa futbolli drejt gazetarëve në sallë, por një gazetare që u përpoq ta kapte humbi ekuilibrin dhe të ra në tokë para dhjetëra pjesëmarrësve.

Incidenti ndodhi kur Claudia Sheinbaum vendosi t'u shpërndante topa futbolli përfaqësuesve të medias. Sapo presidentja hodhi ​​topin e parë drejt gazetarëve, disa prej tyre lëvizën për ta kapur atë, duke krijuar një rrëmujë të vogël.

Rënia e gazetares shkaktoi të qeshura spontane midis disa gazetarëve dhe anëtarëve të stafit. Reagimi i presidentes Sheinbaum ishte i menjëhershëm. Ajo zbriti shpejt nga skena dhe iu afrua gazetares për t'u siguruar që ishte mirë. Më pas e ndihmoi të ngrihej dhe për fat të mirë gruaja nuk u plagos rëndë. Të dyja u panë të shkëmbenin të qeshura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI