Flash

“Nëse nuk jep 110% çdokush mund të na mposhtë”, Hysaj ka rezerva për shokët, Shehu flet për Maran

Mbrojtësi Elseid Hysaj është munduar të shpjegojë situatën, me humbjen e pestë radhazi të kuqezinjve, por ka dhe kritikë brenda tij.

Lapsi.al 6 June 2026

“Do të kisha dashur që ndeshjen e 100-të ta festoja ndryshe. Jam pak i lumtur dhe pak i trishtuar, është një ndeshje që mund ta fitonim. Të shohim përpara”. Elseid Hysaj do të ketë kujtime jo të bukura nga ndeshja jubilare me fanellën e Kombëtares. Mbrojtësi është munduar të shpjegojë situatën, me humbjen e pestë radhazi të kuqezinjve, por ka dhe kritikë brenda tij. “Është i vështirë fundi i kampionatit. Duhet të jemi profesionistë, ta dimë që luajmë për një komb dhe të japim 100% tonë. Kam folur me çunat, e dinë që duhet të japim më shumë se ç’kemi dhënë sot. Unë kam besim shumë që do ta kuptojmë atë që do trajneri. Kishim pak kohë, pasi ishin dy ndeshje në 3 ditë. Unë pres nga vetja dhe nga gjithë lojtarët që të japin maksimumin”.

Hysaj pastaj e rriti dozën e kritikës, duke lënë të kuptohet se jo të gjithë kanë dhënë maksimumin: “Ne kishim 2-3 raste për të shënuar, por as me Izraelin s’e bëmë dot. Kështu është futbolli, nëse nuk jep 110% çdo kush mund të na mposhtë dhe të na bëjë dëm. Shpresoj që sulmuesit tonë të arrijnë të zhbllokohen, duhet ajo ndjesia e golit. Shpresoj ta rregullojmë këtë gjendje”, tha Hysaj.

Shehu: Maran tha diçka që kam dëshirë t’a lë brenda dhomave të zhveshjes”

“Kur vjen një trajner i ri, natyrisht që ka idetë dhe vizionin e vet për lojën, ai kështu zgjedh edhe lojtarët për formacionin dhe mënyren se si ne luajmë”. Julian Shehu nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e vendit si titullar me ardhjen në pankinë të Rolando Maran, por mundohet të vihet në dispozicion, duke vënë skuadrën para: “Për mua ka rëndësi të fitojë Kombëtarja, jo nëse luaj nga minuta e parë apo në të 70-tën. Do të jap maksimumin tim për aq minuta sa do të jem në fushë. Besoj se do të jemi gati për shtator”.

Mesfushori mundohet të shpjegojë arsyet e humbjeve: “Janë shumë pak ditë që ne të përshtatemi me idetë dhe vizionin e trajnerit. Janë dy module krejtësisht ndryshe nga ato që kemi luajtur më para. Na duhet akoma kohë për të luajtur me vizionin e Maran. Besoj që nga këto dy ndeshje kemi marrë mësime se ku duhet të përmirësohemi – tha Shehu, që më pas shtoi -. Fjalim nga trajneri pas ndeshjes? Jo, thjeshtë na tha 2-3 detaje që kam dëshirë t’i lë brenda dhomave të zhveshjes”.

Seferi: “I lumtur për ftesën, i mërzitur për humbjen”

“Nga aspekti personal padyshim që jam ndjerë shumë i lumtur kur mora ftesën, por i mërzitur që i humbëm këto ndeshje”. Taulant Seferi është rikthyer në kombëtare, por dy humbjet brenda tre ditëve nuk e lënë të shijojë momentin. Sulmuesi “i harruar” nga Sylvinho e i shpluhërosur nga Maran tregon edhe ndryshimin mes tyre: “Ndryshimi është se trajneri do më shumë me luajë më shumë me topin, do shumë kohë që ta ushtrojmë dhe kemi pasur mangësi. Por me kalimin e kohës do ta përmirësojmë”.

Seferi pastaj zbulon edhe një detaj, që ngjan shumë i pazakontë, por që ka marrë aprovimin e sulmuesit: “Mbrojtës i djathtë? E vërtetë, edhe në fillim të javës e kam bërë në stërvitje. Nëse trajneri më sheh në këtë pozicion, jam i gatshëm për të qenë edhe aty. Ku mund të luash më mirë? Kam shumë dëshirë të provoj thellësinë. Edhe aty ku po luaj te klubi im, jam ndjerë shumë mirë".

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI