Flash

Vlahovic, nuk ishte vetëm çështje parash: lojtarët e Juventus nuk e donin sulmuesin serb

Prapaskena e largimit të Vlahovic nga Juventus është se jo të gjithëve u kanë pëlqyer disa sjellje të tij, për ta thënë ndryshe, prej “mburraveci”.

Lapsi.al 6 June 2026

Dështimi i takimit të fundit për të arritur rinovimin e kontratës ka vulosur fundin e historisë mes Juventus dhe Dusan Vlahovic, edhe pse zyrtarisht ndarja do të konsumohet nga 1 korriku. Një lamtumirë që, sipas asaj që shkruan Tuttosport, nuk ka shkaktuar keqardhje te një pjesë e mirë e dhomës së zhveshjes bardhezi, e lodhur nga disa qëndrime të sulmuesit serb, i cili më parë kishte zemëruar jo pak drejtuesit me frazën: “Pse doni të më paguani sa Jonathan David?”

Pse Vlahovic ishte antipatik për shokët e skuadrës?

Nëse nga njëra anë shokët e skuadrës i kanë njohur gjithmonë DV9 lidershipin teknik, të shoqëruar me një personalitet që i lejonte të tërhiqte skuadrën në momentet më të vështira, nga ana tjetër jo të gjithëve u kanë pëlqyer disa sjellje të tij, për ta thënë ndryshe, prej “mburraveci”. Flitet për qëndrime tepër të ekzagjeruara, për “ushtrime lidershipi jashtë çdo mase”, pa llogaritur edhe çështjen e pagës së fundit që ka përfituar, prej 12 milionë eurosh.

Vlahovic dhe çështja e shiritit të kapitenit

Më pas, gjatë negociatave për rinovimin, jo të gjithëve u ka pëlqyer dëshira e tij për të vazhduar të ishte lojtari më i paguar i skuadrës, madje edhe më shumë se Kenan Yildiz. Vlahovic thuhet se ka shfrytëzuar rinovimin e fundit të kapitenit Manuel Locatelli, i shoqëruar me rritje page, për të theksuar pretendimet e tij ekonomike.

Sa i përket shiritit të kapitenit, serbi në fillim të sezonit të kaluar shpresonte të përfshihej në diskutime për këtë rol, por Juventusi vendosi përpara tij pikërisht Locatellin, të ndjekur nga Gleison Bremer dhe Yildiz. Me pak fjalë, diçka ishte thyer edhe në marrëdhëniet mes disa lojtarëve dhe Vlahovicit dhe ndoshta edhe kjo ka ndikuar në arsyetimet e Juventusit lidhur me rinovimin e kontratës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI