Flash

Kombëtarja përballë Luksemburgut: Maran kërkon fitoren e parë dhe jep sinjale për ndryshime thelbësore

Pas humbjes me Izraelin, Shqipëria zbret sërish në fushë për një miqësore delikate kundër Luksemburgut. Trajneri Rolando Maran thekson rëndësinë e këtij testi për fushatën e shtatorit dhe konfirmon ndryshime në formacion, duke synuar përmirësime taktike dhe një fitore përpara tifozëve.

Lapsi.al 5 June 2026

Vetëm tre ditë pas disfatës ndaj Izraelit, Kombëtarja Shqiptare është gati të zbresë sërish në fushë, këtë herë për një miqësore kundër Luksemburgut. Një sfidë që trajneri Rolando Maran e ka cilësuar si “test delikat”, veçanërisht pasi ekipi kërkon të lërë pas shijen e hidhur të humbjes së parë dhe të gjejë ritmin e duhur përpara fillimit të ndeshjeve zyrtare në shtator.

Vëmendja tashmë është zhvendosur plotësisht te miqësorja e dytë e qershorit. Maran, i cili e nisi aventurën e tij me Kombëtaren me humbje, shprehu dëshirën e madhe për të shkuar drejt “Nation League” me një shije të mirë. Në konferencën zyrtare për shtyp, ai theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje në kontekstin e objektivit madhor: vendi i parë në grup në fushatën që nis në shtator.

“Ka disa gjëra që duhet të përmirësojmë. Kur ushtrojmë presion, nuk duhet të lejojmë hapësira sidomos në krah. Besoj se ky përmirësim do vijë shumë shpejt. Është e vështirë në pak kohë, por 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe kemi arritur të gjejmë gjuhën. Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, duhet të zbresim në fushë me vëmendje të madhe. Ky rezultat ka rëndësi, këto dy ndeshje do jenë shumë kyçe për ndeshjet e shtatorit”, deklaroi Maran, duke theksuar se këto përballje shërbejnë si gur themeli për të ardhmen.

Duke qenë se ndeshjet luhen në harkun e pak ditëve, në fund të një sezoni të ngjeshur, ndryshimet në formacion janë të pashmangshme. Lajmi i mirë vjen nga rikthimi i Uzunit, i cili mungoi kundër Izraelit dhe tani është gati për të dhënë kontributin e tij. Megjithatë, Mehmeti do të jetë mungesë e rëndësishme për shkak të gripit. Maran ka krijuar tashmë një ide mbi lojtarët, por pranon se duhet ende punë për të gjetur pozicionet ideale. Ai refuzoi të zbulonte formacionin startues, edhe pse bëhet fjalë për një miqësore.

Duke folur për pozicionet e lojtarëve, Maran iu referua Hasës: “Hasa do jetë më tepër brenda në fushë për të qenë më i lirë për të qarkulluar se si lojtar krahu. Ndoshta gjysmë mesfushor do të ishte pozicioni më i mirë, duhet të punojmë se është hera e parë në grumbullim për të me kombëtaren. Emrat e lojtarëve të rinj që mund të marrin minuta nesër, nuk dua t’i zbuloj. Do ketë ndryshime, por në kuadrin e provimit të gjërave për vazhdimësinë që do kemi edhe për ndeshjet e ardhshme”.

Shqipëria do të zbresë në fushë të shtunën, në orën 20:00, në “Air Albania”. Rolando Maran shpreson të gjejë fitoren e parë përpara publikut të shtëpisë, një moment kyç për të ndërtuar besimin përpara se gjërat të bëhen serioze në shtator me fushatën kualifikuese të “Nation League”.

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI