Flash

Kush është lojtari 150 milionë euro i premtuar nga Perez: “Do të jetë një goditje si ajo e CR7”

Protagonist i një interviste të gjatë në emisionin Horizonte, Florentino Perez u përqendrua te merkatoja e ardhshme e “Los Blancos”, në rast se do të rizgjidhet president.

Lapsi.al 5 June 2026

Protagonist i një interviste të gjatë në emisionin Horizonte, Florentino Perez u përqendrua te merkatoja e ardhshme e “Los Blancos”, në rast se do të rizgjidhet president. “Mund t’ju flas për tre afrime: Mourinho, Konaté dhe Dumfries – i tha ai gazetarit Iker Jiménez. – Por do të ketë edhe të tjerë. Të martën do t’i bëj një ofertë të rëndësishme një skuadre të nivelit të lartë të Champions League për një lojtar të madh. Do të ishte shuma më e lartë e paguar ndonjëherë nga Real Madrid për një transferim. Të paktën 150 milionë euro”. I angazhuar në fushatën zgjedhore për presidencën, Perez shtoi më tej: “Është një lojtar që luan mes mesfushës dhe sulmit. Është një futbollist i nivelit të Cristiano Ronaldos. Nuk është një lojtar i Premier League. Nuk po flas as për Haalandin, as për Dokun dhe as për Olisen”.

Pas deklaratave të Perez ka nisur menjëherë gara për të zbuluar emrin. Sipas Mundo Deportivo, mes kandidatëve të mundshëm janë Musiala, Vitinha, Joao Neves, Doué dhe Julian Alvarez, ky i fundit i kërkuar edhe nga Barcelona.

Vazhdon fushata zgjedhore te Real: Perez premton një tjetër “Galaktik”

Fushata zgjedhore në shtëpinë e Real Madrid po vazhdon në prag të zgjedhjeve presidenciale të klubit. Presidenti historik Florentino Perez, i cili për herë të parë përballet me një rival të drejtpërdrejtë, duket se po i përdor premtimet si armë elektorale.

Ai iu përgjigj menjëherë kundërshtarit të tij, 37-vjeçarit Enrique Riquelme, i cili një ditë më parë kishte premtuar afrimet e Haalandit dhe Rodrit në rast fitoreje. Përgjigja e Perez nuk vonoi. Gjatë intervistës së gjatë në Horizonte, biznesmeni spanjoll njoftoi tre goditje merkatoje: “Mund t’ju flas për tre afrime të sigurta: Mourinho, Konaté dhe Dumfries”.

Më pas ai hodhi “bombën” e vërtetë: “Të martën do t’i paraqesim një ofertë të rëndësishme një klubi të madh që luan në Champions League për një futbollist të madh. Do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit: të paktën 150 milionë euro. Nuk është Doku, nuk është Haaland, nuk është Kane. Është një sulmues dhe nuk luan në Premier League. Është një Galaktik i vërtetë. Megjithatë, fillimisht do të flasim me klubin e tij, nuk do të bëjmë atë që ka bërë ky zotëri… Propozimin do ta paraqesim të martën. Nuk bëhet fjalë për Olisen. Është një lojtar ofensiv, që vepron nga mesfusha e lart. Një futbollist me përmasat e Cristiano Ronaldos”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI