Flash

Problemet e Igli Tares pushtojnë mediat italiane: akuzohet për pastrim parash e korrupsion

Igli Tare ka përfunduar nën hetim në Shqipëri me akuzën e pastrimit të dyshuar të parave në kuadër të hetimit që përfshin ish-zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku, duke tërhequr vëmendjen e medias italiane.

Lapsi.al 5 June 2026

Janë javë të komplikuara për Igli Taren, i cili sapo është larguar nga Milani pas vetëm një viti. 52-vjeçari ka përfunduar nën hetim në Shqipëri me akuzën e pastrimit të dyshuar të parave në kuadër të hetimit që përfshin ish-zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje në procedurat e tenderëve publikë, duke tërhequr vëmendjen e medias italiane.

Për çështjen po heton Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), e cila thuhet se e ka regjistruar ish-drejtuesin e Lazios në regjistrin e personave nën hetim edhe për korrupsion – shkruan Sportmediaset -. Tare është marrë në pyetje për gjashtë orë. Hetimi është ende në vazhdim dhe lidhja mes ish-drejtuesit të Milanit dhe Ballukut do të ishte një vilë në bregdetin Jon të Shqipërisë. Vila dyshohet se i është ofruar ish-zëvendëskryeministres si ryshfet për një tender të dhënë një kompanie ndërtimi, kur ajo drejtonte shoqërinë e kontrollit të trafikut ajror Albcontrol.

Për të fshehur gjurmët e operacionit, prona do të ishte regjistruar në emër të Igli Tares, i cili sipas akuzës do të kishte hartuar “një kontratë fiktive qiraje me ish-shefin e kabinetit të Ballukut”. Sipas hetuesve, vila e Tares do t’i përkiste në fakt Belinda Ballukut, e cila do ta kishte përdorur atë ndër vite.Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për akuza të pretenduara, të cilat mbeten për t’u provuar në fazat e mëtejshme të procedimit.

Çështja Balluku: roli i Igli Tares sipas hetuesve

Lajmi për përfshirjen e dyshuar të Igli Tares vjen në një moment kur çështja “Balluku” po dominon zhvillimet në Shqipëri – shkruan FanPage -. Prokuroria e Posaçme ka rënduar akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e dyshuar për parregullsi në tenderë dhe e regjistruar si person nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash me vlerë mbi një milion euro.

Sipas akuzës, tenderët i janë dhënë në mënyrë të parregullt një kompanie ndërtimi dhe Balluku do të kishte përfituar si ryshfet një vilë, e cila më pas është sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme.

Akuzat ndaj Tares: bashkëpunim me Ballukun në pastrim parash

Gjithmonë sipas akuzës, Igli Tare do të ishte bërë pronari fiktiv i vilës përmes një kontrate të nënshkruar më 5 dhjetor 2018. Vila më pas do t’u jepej me qira personave të tretë, ndërsa përdorimi real do të ishte rezervuar për Belinda Ballukun. SPAK thuhet se ka formalizuar akuzën për pastrim parash ndaj Igli Tares me rrethanën rënduese se ka vepruar “në bashkëpunim” me Ballukun. Ai është njoftuar zyrtarisht për statusin e tij si person nën hetim për pastrim parash.

Igli Tare u mor në pyetje për më shumë se gjashtë orë, fillimisht i vetëm, por më pas u thirr edhe avokati i tij, çka sipas raportimeve konfirmon se ish-futbollisti konsiderohet tashmë edhe si i dyshuar.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI