Flash

Mehmeti e Uzuni me grip, Mitaj e Ramadani: “Mundim Luksemburgun e shkojmë me pushime”

Me mendjen në humbjen e pësuar, mesfushori Ylber Ramadani dhe mbrojtësi Mario Mitaj folën për përgatitjet dhe objektivat e sfidës ndaj Luksemburgut.

Lapsi.al 4 June 2026

Pas humbjes një ditë më parë me Izraelin, Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Luksemburgut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, pa asnjë ditë pushimi. Me mendjen në humbjen e pësuar, mesfushori Ylber Ramadani dhe mbrojtësi Mario Mitaj folën për përgatitjet dhe objektivat e sfidës ndaj Luksemburgut. “Mendoj se një pjesë të ndeshjes e kemi bërë shumë mire – tha Ramadani -, ndërsa në pjesën e dytë ishim pak më larg njëri-tjetrit dhe ata shënuan gol. Trajneri, pas ndeshjes, na tha se kjo ndeshje i shërben atij për ndeshjen e ardhshme, që ta përgatisë sa më mirë. Ai e di se çfarë mungon dhe më pas do të praktikojmë gjëra të tjera”.

Mendim që në fakt e ndau edhe Mitaj, që e cilësoi miqësoren ndaj Izraelit një test pozitiv, ndërsa theksoi se ndeshja e radhës ndaj Luksemburgut do të shërbejë për të përmirësuar disa aspekte dhe për të marrë një rezultat pozitiv. “Bëmë një ndeshje të mirë, me shumë gjëra pozitive. Normalisht, duhet të përmirësojmë edhe gjërat negative. Besoj se thjesht duhet të sistemojmë disa gjëra me trajnerin dhe në të ardhmen do të kemi rezultate më positive”.

Ylber Ramadani, pastaj u përqendruar te sfida e të shtunës, testi i fundit para kualifikueseve të shtatorit në Nations League ku objektivi është vendi i parë: “Po përgatitemi maksimalisht, sepse duam ta fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë me pushime me kokën më të qetë. Këto dy ndeshje na shërbejnë shumë, sepse ne duhet të praktikojmë lojën që kërkon trajneri, për të ardhur në shtator me ide të qarta për ndeshjet e radhës”. Një target që e ka edhe Mitaj, për më tepër që kundërshtari 

nuk është në të njëjtin nivel me Izraelin: “Besoj se do të jetë një test i mirë për ne. Në këtë ndeshje mund të provojmë gjëra të reja dhe lojtarë të tjerë, që trajneri t’i vlerësojë. Si gjithmonë, është mirë të luajmë ndeshje miqësore, të shohim në çfarë gjendjeje jemi dhe çfarë kemi për të përmirësuar”.

Nuk ka pushim, në stërvitje munguan Uzuni e Mehmeti 

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore me Luksemburgun. Ekipi i drejtuar nga stafi teknik u stërvit i ndarë në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan mbrëmë zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa lojtarët me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.

Sulmuesi Myrto Uzuni nuk u stërvit me ekipin, pasi po vlerësohet gjendja e tij pas situatës gripale që kaloi. Ai mund të kryejë një stërvitje të diferencuar gjatë pasdites. Ndërkohë, Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe pritet të vlerësohet në orët në vijim. Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin Air Albania Stadium në orën 17:30. Ndërsa në orën 16:30, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën zyrtare.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI