Flash

Gloukh hesht stadiumin, Shqipëria thyhet nga Izraeli: pak gjëra të mira në debutimin e Maran

Shqipëria humbet miqësoren me Izraelin dhe Rolando Maran debuton me humbje në pankinën kuqezi. Vendosi një gol i Gloukh në minutën e 73’

Lapsi.al 3 June 2026

Shqipëria humbet miqësoren me Izraelin dhe Rolando Maran debuton me humbje në pankinën kuqezi. Vendosi një gol i Gloukh në minutën e 73’ që provokoi një sherr me Hysajn e të tjerët, me gjestin e heshtjes ndaj tifozëve që thërritën “Palestina” në kor. Ndeshja e parë me fanellën e Kombëtares për Luis Hasën, ndërsa pak gjëra të mira u panë në këtë sfidë, me gabime në fazën defensive, të shpëtuara për një pasiv më të rëndë, nga ndërhyrjet e Sherrit.

Ndryshimi i parë i Maran, përveç skemës, ishte Anis Mehmeti që mori vendin e Bajramit, ndërsa të tjerët ishin në vendet e tyre. Hoxha u preferua si sulmues i dytë në mbështetje të Brojës, në pamundësi ëpr të rikuperuar Uzunin me grip, por eksperimenti nuk është se impresionoi. Sulmuesi anësor i Dinamo Zagreb nuk bëri dot asgjë, shpesh i spostuar natyralisht në të majtë. Tjetër ndeshje nën ton e Brojës, i shfaqur vetëm në një inkursion me fushë të hapur. Mehmeti, i freskët nga ngjitja në Premier League, mund të ishte protagonist, por gaboi një finalizim të thjeshtë në zemër të zonës, pas krosimit të Hysajt, në atë që ishte mundësia më e mirë e Shqipërisë.

Asllani nuk mori përsipër, ndërsa gabimet dhe kaosi defensiv që krijonte Solomon ishin në evidencë në pjesën e dytë, ku Sherri u ngjit në katedër, duke u dorëzuar vetëm në minutën e 73’, kur kundërsulmi i Izraelit i dha mundësinë Gloukh të shënonte golin e vetëm të miqësores, që pikërisht në atë moment u kthye në armiqësore. Gjesti me gisht i heshtjes së sulmuesit që tregoi stemën e Izraelit ndaj korit të tifozëve për Palestinën, nervozoi Hysajn që kërkoi konfliktin me autorin e golit, duke përfshirë edhe të tjerët.

Pastaj debutimi i Hasës ishte shumë i vonë për të gjykuar performancën e parë, ndërsa Hadroji rrezikoi ti jepte golin e dytë Izraelit (Sherri shpëtimtar). Pajaziti ndezi mesfushën shumë më tepër se Asllani, ndërsa Shpendi pati fare pak minuta për të bërë atë që bën në fushat e Serie B. Një humbje në miqësoren e parë për Maran, që tani do të ketë tre ditë për të përgatitur të dytën me Luksemburgun.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI