Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Vlahovic nuk do të luajë më për Juventus: ndërpriten negociatat për rinovimin

Dusan Vlahovic largohet nga Juventus. Sulmuesi serb nuk do të rinovojë kontratën me bardhezinjtë, e cila skadon më 30 qershor. 

Lapsi.al 3 June 2026

Dusan Vlahovic largohet nga Juventus. Sulmuesi serb, i cili u largua nga Continassa rreth mesditës, nuk do të rinovojë kontratën me bardhezinjtë, e cila skadon më 30 qershor. 

Arritja e një marrëveshjeje nuk ishte e lehtë. Kërkesat e Vlahovic ishin të qarta (8 milionë euro në sezon plus komisione dhe bonuse në momentin e firmës), por shumë të ndryshme nga oferta e administratorit Comolli: 6 milionë euro plus bonuse. Rezultati? Asnjë firmë për rinovimin dhe tani emri i sulmuesit ndodhet në listat e klubeve nga gjysma e Europës: nga Napoli (ku do të rigjente teknikun Allegri) deri te Bayern Munich, Chelsea, Barcelona dhe Newcastle.

Të gjithë janë të gatshëm të rrisin ofertat dhe të plotësojnë kërkesat ekonomike të ish-numrit 9 të Juventus. Megjithatë, pista që të çon te napolitanët nuk është e lehtë: edhe në këtë rast Vlahovic do të duhet të bëjë disa sakrifica, sepse shuma e kërkuar nga Juventusi është shumë e lartë edhe për të kaltrit. Dhe kështu pista e huaj bëhet më konkrete. 

Në fund të fundit, sido që ta shohësh, një Vlahovic me parametër zero është një marrëveshje e mirë për të gjithë. Për të gjithë, përveç Juventus.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI