Flash

Gjimshiti tregon ndryshimin e Maran nga Sylvinho: “Kanë ndryshuar gjërat më të rëndësishme”

Kapiteni Berat Gjimshiti foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, atmosferën brenda grupit dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme

Lapsi.al 2 June 2026

Kapiteni Berat Gjimshiti foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, atmosferën brenda grupit dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme: “Ashtu si shkoi i gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur se mund ta arrinim kualifikimin, gjë që do të ishte shumë e bukur për ne si Kombëtare dhe si shtet. Besoj se ky është një rifillim i ri me një staf të ri. Jemi të gjithë shumë të motivuar dhe grupi është pothuajse i njëjti, me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe jemi gati për këtë cikël të ri”.

Mbrojtësi që e njeh mirë mentalitetin italian të trajnerit, duke luajtur pothuaj gjithë karrierën në Serie A, është i qartë mbi atë që kërkohet pavarësisht pak ditëve në dispozicion: “Këto ditë kemi pasur pak kohë në dispozicion, por idetë janë të qarta - theksoi Gjimshiti -. Për aspektin taktik besoj se do të flasë trajneri. Ne jemi të gjithë gati të zhvillojmë ndeshje të mira, sepse më pas do të vijnë sfida edhe më të rëndësishme. Izraeli ka pasur rritje në vitet e fundit, është një skuadër teknikisht shumë e mirë, sidomos në sulm, dhe do të tregojmë kujdes maksimal në këtë ndeshje”.

Diferenca mes teknikut Maran dhe brazilianit Sylvinho edhe pse në këto pak ditë janë parë, të paktën duke dëgjuar Gjimshitin: “Nuk besoj se bëhet fjalë për një filozofi italiane. Besoj se çdo trajner ka idetë e tij, ashtu siç kishte edhe Silvinjo. Edhe trajneri i ri ka idetë e tij. Është detyra e tij të na i transmetojë ato dhe detyra jonë t’i zbatojmë në fushë. Kanë ndryshuar taktika dhe pozicionimi në fushë. Nuk është e thjeshtë që brenda dy ose tre ditësh të bësh ndryshime në këto aspekte, por kanë ndryshuar gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë në fushë”.

 

Të këshilluara

Marios Oikonomou nuk ia del: aksidenti me motor i merr jetën në moshën 33-vjeçare

Bota e futbollit është në zi pas humbjes së parakohshme të Marios Oikonomou, ish-mbrojtësit grek, i cili vdiq në moshën 33-vjeçare pas plagëve të marra nga një aksident i rëndë me motoçikletë. Oikonomou, i njohur për karrierën e tij në Serie A me klube si Bologna dhe Sampdoria, ndërroi jetë pas nëntë ditësh në terapi intensive.

20:01

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI