Flash

Rezultati para lojës, Maran gati për debutimin: “Izraeli i bën ekipet e tjera të luajnë keq”

Tekniku i Kombëtares Rolando Maran ka folur për përgatitjet e skuadrës, atmosferën në grup, pritshmëritë për sfidën e parë, si edhe objektivat e ekipit në këtë fazë të re.

Lapsi.al 2 June 2026

“Ajo që është në fokus është që të jemi Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Do të jetë hera e parë dhe kemi pasur pak ditë për të punuar dhe do të jetë pak e vështirë për të përkthyer çfarë kemi përgatitur për atë çfarë pritet në fushë”. Me këto fjalë trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit. Italiani ka folur për përgatitjet e skuadrës, atmosferën në grup, pritshmëritë për sfidën e parë, si edhe objektivat e ekipit në këtë fazë të re. “Nuk është e lehtë me Izraelin, i bën skuadrat e tjera të luajnë keq dhe të bën të vraposh pa top. Duhet të jemi të zotë të krijojmë shumë intensitet dhe të mos krijojmë shumë hapësira për ta. Do jetë test i mirë, impenjativ dhe stimulues për ne”.

Italiani i Kombëtares theksoi se skuadra ka treguar profesionalizëm, motivim dhe gatishmëri të madhe, pavarësisht lodhjes së një sezoni të gjatë, ndërsa formacioni do të përcaktohet edhe nga gjendja fizike e lojtarëve. “Këto dy miqësore do të na shërbejnë për t’u njohur jo vetëm me idetë e futbollit dhe si do luajmë, por edhe për të gabuar dhe për t’u përmirësuar - tha Maran -. Pres që të kemi qasjen e duhur, të provoj gjëra, pres dhe vështirësi, por në të njëjtën kohë pres një skuadër mendërisht të përgatitur për të kaluar vështirësitë. Nga se kam parë nga motivimi në skuadër, është sinjal i qartë që skuadra është në pikën e duhur dhe kjo gjë më ka pëlqyer”.

Ai vlerësoi Izraelin si një kundërshtar të fortë dhe kërkues, por u shpreh i bindur se Shqipëria duhet të luajë me kurajë, personalitet dhe agresivitet, duke synuar kontrollin e topit dhe fitoren. “Duhet të zbresim në fushë gjithmonë për të kërkuar fitoren, do të mundohemi ta marrim me anë të karakteristikave tona dhe me atë që do të provojmë të bëjmë. Do jetë e vështirë, por objektivi ynë do të jetë fitorja. Sigurisht që do ishte ndeshje perfekte nëse rezultati do të vijë dhe me performancë të mire”.

Trajneri Maran nënvizoi se këto dy ndeshje miqësore do të shërbejnë për të konsoliduar idetë e tij, për të njohur më mirë skuadrën dhe për të ndërtuar ADN-në e re të Kombëtares: “Sigurisht, nuk është ndeshja PSG-Arsenal, por Shqipëria dhe ne duhet të krijojmë ADN-në tonë, të bazuar te karakteristikat e lojtarëve tanë. Do të mundohemi të fshehim vështirësitë tona dhe t’i vendosim kundërshtarët në vështirësi. E kam thënë edhe në konferencën e parë, më pëlqen të kem një skuadër agresive. Më pëlqen ta kemi topin në kontroll dhe që skuadra të futet në fushë për fitore” e mbylli Maran. 

 

Të këshilluara

Marios Oikonomou nuk ia del: aksidenti me motor i merr jetën në moshën 33-vjeçare

Bota e futbollit është në zi pas humbjes së parakohshme të Marios Oikonomou, ish-mbrojtësit grek, i cili vdiq në moshën 33-vjeçare pas plagëve të marra nga një aksident i rëndë me motoçikletë. Oikonomou, i njohur për karrierën e tij në Serie A me klube si Bologna dhe Sampdoria, ndërroi jetë pas nëntë ditësh në terapi intensive.

20:01

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI