Flash

Sonte miqësorja me Izraelin: Maran debuton në sfidën pa barazime

Shqipëria do të zbresë në fushë sonte në orën 20 në Air Albania për miqësoren me Izraelin. Do të jetë debutimi i teknikut Rolando Maran

Lapsi.al 3 June 2026

Shqipëria do të zbresë në fushë sonte në orën 20 në Air Albania për miqësoren me Izraelin. Do të jetë debutimi i teknikut Rolando Maran në krye të Kombëtares dhe për këtë arsye kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Precedentët me Izraelin nuk janë në favor, me kuqezinjtë që kanë fituar vetëm dy takime, por kanë humbur 4, tre nga të cilat radhazi.

Rolando Maran ka patur pak kohë në dispozicion për të përgatitur si do të donte një ndeshje, por kjo nuk do ta pengojë që të provojë të japë një ide të lojës së tij në miqësoren kundër Izraelit. Pas një periudhe me suksese, por edhe pishmane, me brazilianin Sylvinho, tani nis një rrugëtim i ri, në të cilin Maran shpejton të bëjë mirë për të fituar zemrat e tifozëve dhe stimën e lojtarëve. Pikërisht, në këtë drejtim kanë edhe vlerën më të madhe këto miqësore të qershorit, përtej faktit që në bazë të tyre tekniku italian do të hedhë themelet e ideologjisë së skuadrës së tij për në Nations League. Nëse qasja do të jetë, si ka lajmëruar, agresive e ofensive është ndeshja e duhur, sepse në gjashtë precedentët me Izraelin asnjëherë ndeshja nuk është mbyllur në barazim. 

Precedentët: asnjëherë barazim

Skuadra e Ran Ben-Shimon është një kundërshtar i fortë dhe e ka ndërtuar zbritjen në fushë si favoritë kundër kuqezinjve jo vetëm falë 4 fitoreve përballë dy humbjeve, por edhe sepse në 3 ndeshjet e fundit, të gjitha në Nations League, ka dalë fituese. Suksesi i fundit i Shqipërisë përballë Izraelit është në 7 shtator 2018, në kohën kur drejtohej nga Christian Pannuci që pasoi suksesin 0-3 që Gianni de Biasi mori në Izrael një vit më parë për kualifikueset e Kupës së Botës. Sfida e të mërkurës në orën 20 do të jetë edhe miqësorja e parë mes dy kombëtareve, por Maran do të ketë një shans për të përmirësuar bilancet dhe për ta nisur me këmbë të mbarë aventurën kuqezi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI