Flash

Marotta rrëzon akuzën 'Marotta League': “Nuk dinë të pranojnë humbjen, viktima të zilisë”

Në intervistën e fundit të dhënë për Gazzetta dello Sport, Marotta foli për të ashtuquajturën “MarottaLeague”, një shprehje futbollistike e përdorur nga rivalët e Interit.

Lapsi.al 6 June 2026

Giuseppe Marotta mbyll në arkiv një sezon të suksesshëm me Interin e tij, që fitoi kampionatin dhe Kupën e Italisë, një dopietë që mungonte që nga koha e Jose Mourinho. Zikaltrit u ngritën sërish pas ciklit të Simone Inzaghi, i cili përfundoi në mënyrën më të keqe dhe me frikën se mund të linte pasoja edhe në muajt në vijim, por Cristian Chivu fshiu të kaluarën duke nisur një epokë të re fituese. Numri një i klubit feston objektivat e arritura, por njëkohësisht heq edhe një “gur nga këpuca”, duke iu përgjigjur një akuze të vazhdueshme gjatë sezonit të fundit. 

Në intervistën e fundit të dhënë për Gazzetta dello Sport, ai foli për të ashtuquajturën “MarottaLeague”, një shprehje futbollistike e përdorur nga rivalët e Interit për të lënë të kuptohet se presidenti ka një ndikim të tillë që orienton vendimet arbitrale në favor të tij, duke shfrytëzuar peshën politike dhe mediatike. Është një nga talljet më të zakonshme të futbollit italian, por për herë të parë Marotta vendosi të përgjigjet.

Pas çdo vendimi të diskutueshëm arbitral është rikthyer tema e “MarottaLeague”, një shprehje e përdorur nga rivalët e Interit për të folur për një ndikim të supozuar mbi kampionatin. Një frazë që aludon për presione sportive dhe politike, e lindur si provokim, por që është shndërruar pothuajse në një refren të përhershëm sa herë luajnë zikaltrit.

Për herë të parë Marotta flet për këtë çështje, duke shpërfillur ata që vazhdojnë ta mbështesin këtë teori: “Mendoj se në rrjetet sociale ka me shumicë ata që bëjnë si trima pas tastierës, por që nuk dinë asgjë për njerëzit për të cilët flasin dhe për rrugëtimin që ata kanë bërë. Është shumë e lehtë të gjykosh pa njohur. Në këtë mënyrë vetëm hidhet baltë në ventilator.”

Për të forcuar pozicionin e tij, presidenti i Interit kujtoi një frazë të famshme të Enzo Ferrari: “Ai thoshte se në Itali falen edhe hajdutët dhe vrasësit, por nuk falet ai që ka sukses. Ka shumë njerëz që nuk dinë të pranojnë humbjen, viktima të kulturës së dyshimit dhe zilisë.” Fjalë që hedhin ujë mbi zjarr dhe shuajnë polemikat e fundit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI