Flash

Cirk në Elbasan/ Shikoni si i imiton Rama vajzat që dalin në protestë

Lapsi.al 7 June 2026

Edi Rama kaloi nga fjalimet e politikanit tek spërdredhjet e një palaçoje cirku në mitingun e Partisë Socialiste në Elbasan.

Duke imituar vajzat që dalin në protestë para kryeministrisë, një moment, ai i la mesazhet politike dhe u dhuroi të pranishëve disa skena qesharake.

Në pamje të parë, kur e sheh Ramën të bëjë kllounin, duket sikur ai është në humor. 

Në fakt, situata është krejt ndryshe.

Energjia kryesore e protestës që ka shpërthyer në bulevard po vjen pikërisht nga të rinjtë. Mes tyre ka studentë, aktivistë, blogerë dhe përdorues të rrjeteve sociale që po shpërndajnë video, foto dhe mesazhe në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj.

Ironikisht, një frymë e ngjashme ekzistonte edhe në fillim të viteve 2000 atëherë kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, por kur vetë Rama përfaqësonte për shumë të rinj figurën e politikanit modern dhe të alternativës të një kohe tjetër. Pikërisht ajo mbështetje e brezit të ri u shndërrua më pas në një nga shtyllat që e çoi drejt pushtetit.

Sot panorama duket e ndryshme. Protesta e nisur për Zvërnecin ka nxjerrë në pah përplasjen e politikës së vjetër me brezin e ri. Mbështetja për Ramën nuk shkon përtej strukturave të partisë dhe administratës së marrë peng.

Për një politikan që për më shumë se dy dekada e ka ndërtuar imazhin e tij mbi raportin me të rinjtë, fakti që një pjesë e tyre po pozicionohet në krahun përballë përbën një sinjal politik që nuk mund të injorohet.

Ndoshta për këtë arsye, Rama ka zgjedhur t’i trajtojë me ironi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI