Flash

"Shqipëria nuk shitet"/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit: Protesta tërheq vëmendjen ndërkombëtare

Lapsi.al 6 June 2026

Protestat që nisën si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvërnec kanë kaluar tashmë kufijtë e një kauze lokale, duke tërhequr vëmendjen e mediave, aktivistëve dhe platformave ndërkombëtare në rrjetet sociale. Gjatë ditëve të fundit janë shpërndarë gjerësisht video nga tubimet në Tiranë dhe nga protestat e organizuara nga diaspora shqiptare në disa vende të botës.

 

Pamjet tregojnë mijëra qytetarë me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, ndërsa artikulojnë kërkesa që shkojnë përtej kundërshtimit të projektit në Zvërnec.Protestuesit kanë theksuar se lëvizja lidhet edhe me korrupsionin, taksat, keqqeverisjen dhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet shtetërore.

 

Vetë protestuesit kanë sqaruar se lëvizja nuk kufizohet më vetëm te kundërshtimi i projektit në Zvërnec. Aktivistë të pranishëm në tubime janë shprehur se qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe mungesës së llogaridhënies. Në shumë prej pankartave dhe videove të shpërndara në rrjet dominon slogani "Free Albania", i cili është kthyer në një nga mesazhet kryesore të mobilizimit.

Jehona ndërkombëtare vjen në një moment kur protestat kanë hyrë në ditën e shtatë dhe po shoqërohen me mbështetje të vazhdueshme nga diaspora shqiptare. Tubime janë zhvilluar edhe në Vjenë, Londër, Berlin, Mynih, Milano, Stokholm dhe Uashington.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI