Flash

Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit, i merr shqiptarët për idiotë

Lapsi.al 6 April 2020
Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit,

Nndërkohë që në Shqipëri, si kudo në botë, po zhvillohet një debat i ashpër për testimin masiv të popullsisë si një zgjidhje ndaj koronavirusit, ministra e shëndetësisë ka dhën një përgjigje që i ka habitur të gjithë. Edhe këtu opozita dhe specialistët e pa politizuar po kërkojnë depistime në numër sa më të madh duke iu referuar thrrjes së Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH) dhe përvojës koreano jugore se një gjë e tillë shpëton jetë.

Nga ana tjetër, me siguri për pamundësi financiare dhe furnizimi me teste Shqipëria ka bërë më pak se 200 teste në ditë (në ditët rekord) duke ndjekur politikën e testimit të vetëm atyre që kanë shfaqur shenja të rënda dhe të njerzve që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Pra besohet se për arsye monetare Shqipëria nuk e ka pasur të mundur ndjekjen e direktivës së OBSH. Por për këtë problem ministres Manastirliu s'ia ka bërë syri tërr për të bashkëngjitur të pa ngjitshmen. Ajo ka bërë njësh edhe politikën e OBSH edhe testet e pakta që kryejmë ne duke thënë se janë e njëjta gjë: “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim, testim, testim për çdo rast të dyshuar”, ka thënë Manastirliu.

E sigurtë se shqiptarët janë injorantë ajo thirrjes së trefishtë i ka shtuar edhe një detaj të vogël që ju mund ta shihni të theksuar me bold, gjë që e ndryshon krejtësisht thelbin e direktivës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI