Flash

VIDEO/ Ndërpritet sfida Danimarkë-Ukrainë, Eriksen pëson sërish goditje në zemër

Lapsi.al 7 June 2026

Momente tensioni dhe shqetësimi janë regjistruar gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, e zhvilluar në Odense. Në mesin e pjesës së dytë, arbitri vendosi të ndërpriste takimin për një arsye alarmante që lidhej me gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen.

Sipas raportimeve të para, mesfushori danez humbi ndjenjat në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët e pranishëm në stadium. Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor, i cili i dha ndihmën emergjente futbollistit.

Më pas u raportua se Eriksen rifitoi vetëdijen, ndërsa mjekët vazhduan kujdesin ndaj tij pranë fushës. Futbollisti arriti të largohej në këmbë nga terreni i lojës, i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve në stadium.

Ngjarja riktheu kujtimet e frikshme të Euro 2021, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës. Pas atij episodi dramatik, mesfushori danez vazhdoi karrierën duke luajtur me një defibrilator të implantuar në zemër.

Për momentin nuk ka ende informacione të detajuara mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa priten komunikime zyrtare nga federata daneze dhe stafi mjekësor. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI