Flash

“Kemi bërë një hap mbrapa” Maran në vështirësi, shpreson te shtatori

Rolando Maran ka marrë humbjen e dytë në po kaq ndeshje, duke bërë startin më të keq të një trajneri në kombëtare në një dekadë.

Lapsi.al 6 June 2026

“Nuk mund të ndjehesh mirë pas dy humbjesh, kjo pastaj që është një hap mbrapa. Më vjen keq se nuk e deshëm, shpresoja që të bëja një ndeshje ndryshe. Por me shumë mundësi vuajtëm edhe pasojat e moskualifikimit në Botëor, ndoshta i sollëm në këto dy ndeshje”. Rolando Maran ka marrë humbjen e dytë në po kaq ndeshje, duke bërë startin më të keq të një trajneri në kombëtare në një dekadë. Tekniku italian megjithatë mundohet ta shohë gotën gjysmë plot: “Nuk duhet të jetë alibi, mua më shërbejnë për të kuptuar se çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë. Impenjimi ishte maksimal, por nga energjitë, skuadra e ka paguar pak moskualifikimin”.

Maran e kupton se gjërat nuk kanë shkuar fare si pritej: “Kemi bërë një hap mbrapa, kërkova gjëra ndryshe dhe në këtë periudhë me pak energji, nuk arritëm t’i bënim. Sipas meje bëmë më mirë me Izraelin në ndërtim, sot pësuam gol shpejt dhe u munduam të kërkonim rezultatin jo me atë që kishim provuar, por me instinktin. Kjo nuk duhet të ndodhë”. Tekniku sidoqoftë e pranon se është një fazë njohje në të cilën ka bërë zgjedhje që kanë rënduar punën e disa lojtarëve dhe kanë shkaktuar kaos në atë pikë ku dukeshim solid – në mbrojtje: “Mendoj se lojtarët janë, por edhe unë duhet të kuptoj dhe më duheshin këto ndeshje për eksperimente të veçanta. Kemi bërë të vuajnë mbrojtësit, se kanë nevoja të tjera për të qenë të mbuluar. Duhet ta metabolizoj unë dhe të ndihmoj ekipin. Më nevojiteshin se duhej të bënim teste për të kuptuar përgjigjet. Por e dija që po përballesha edhe me diçka që nuk funksiononte”. 

Në fund, Maran shpjegon edhe ndryshimin e hierarkive në skuadër në këto ndeshje të para: “Kanë ardhur shumë lojtarë që nuk luanin edhe nga energjia e vuajtëm në këto dy ndeshje. Por nëse nuk përfitoja edhe në këtë rast, pastaj bëhej e vështirë për mua, kështu ishte më i kompletuar testi. Donim të bënim mirë, djemtë u impenjuan, unë kam përgjegjësinë që nuk e transmetova, ndoshta i krijova vështirësitë, për të shtuar njohuritë. Por mund të bënim më shumë, nuk mund të mohohet”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI