Flash

Tragjedi në rrugë, Fatjon Bunjaku humb jetën në aksident: sulmuesi i Elbasanit ishte 22 vjeç

Futbolli shqiptar dhe kosovar është në zi pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të sulmuesit Fatjon Bunjaku. Ylli i AF Elbasanit, vetëm 22 vjeç, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti automobilistik në aksin Prishtinë-Mitrovicë, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, shokëve dhe komunitetit sportiv.

Lapsi.al 7 June 2026

Një lajm i hidhur ka tronditur thellë botën e futbollit shqiptar dhe kosovar: sulmuesi i talentuar, Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë në moshën tragjike 22-vjeçare. Ylli i AF Elbasanit mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, duke zhytur në dhimbje të madhe familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta ndiqnin karrierën e tij premtuese. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa Bunjaku ishte duke udhëtuar në aksin Prishtinë-Mitrovicë. Akoma nuk janë ndërtuar dinamikat e aksidentit, por policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

Kush ishte Fatjon Bunjaku? 

Fatjon Bunjaku u bashkua me ekipin e Elbasanit verën e kaluar, duke lënë një impakt të menjëhershëm dhe duke realizuar një sezon pozitiv me verdheblutë, ku regjistroi 32 paraqitje. Me një pasion të palëkundur për futbollin, ai kishte lënë gjurmë edhe më parë me paraqitjet e tij me Kosovën U-21, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e tij të madh. Para aventurës me AF Elbasanin, sulmuesi ishte aktiv me disa klube të njohura si Malisheva, Gjilani, Liria dhe Trepça.

Rrugëtimi i tij në futbollin profesionist nisi pikërisht te klubi i Trepçës, aty ku edhe u formua dhe bëri hapat e parë në futbollin e të rriturve. Pas kësaj, Bunjaku provoi një eksperiencë ndërkombëtare në Kroaci me skuadrën e Zmaj Makarska, për t'u rikthyer më pas sërish te klubi i tij mitrovicas. Karriera e tij e pasur vazhdoi me veshjen e fanellës së FC Phoenix, më pas me Lirinë e Prizrenit, Gjilanin dhe Malishevën. Paraqitjet e tij të shkëlqyera në Superligën e Kosovës ishin ato që i hapën dyert drejt elitës së futbollit shqiptar, ku u transferua tek AF Elbasani.

Komunikata e AF Elbasani

Klubi i AF Elbasanit ka reaguar me dhimbje të thellë pas kësaj humbjeje të papritur. Në një mesazh prekës, klubi shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se: "Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin. AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet." 

Vdekja e Fatjon Bunjakut në një moshë kaq të re dhe në kulmin e zhvillimit të karrierës së tij, lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe kujton brishtësinë e jetës. Trashëgimia e tij sportive dhe kujtimi i një djaloshi plot pasion do të mbeten gjatë në memorien e të gjithëve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI