Flash

Edi Rama flet për investimin në Zvërnec: Shqipëria nuk është e shqiptarëve!

Lapsi.al 7 June 2026

Edi Rama ka përsëritur në Elbasan një krahasim me të cilën sulmon thirrjen që dëgjohet më së shumti në protestën e të rinjve përballë kryeministrisë "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve".

Shprehja "Shqipëria e shqiptarëve" është përsëritur në periudha të ndryshme të historisë, si shprehje e ardhedashurisë, kryesisht si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve territoriale të fqinjëve dhe po ashtu gjatë Rilindjes Kombëtare si vokacion për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar.

Por për veshët e kryeministrit Edi Rama një thirrje e tillë tingëllon si slloganet e tmerrshme të nazistëve, një thirrje raciste nga ata që e katandisën Gjermaninë në një zhele të botës.

Madje sipas asaj që Rama e tha hapur në Elbasan "Shqipëria nuk është e shqiptarëve", sepse shtëpia e shqiptarit është e hapur për të gjithë. Në retorikën e tij kundër protestuesve, Rama i hedh benzinë zjarrit të teorive konspirative në këtë moment kur kujton vazhdon duke thënë se ishin shqiptarët muslimanë dhe të krishterë që i shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

"Shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë dhe që s’mund ta thonë kurrë “Shqipëria është e shqiptarëve”, Shqipëria nuk është e shqiptarëve sepse shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut dhe këtë e thotë Kanuni. Shqiptarët janë të zotët e shtëpisë këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë. Shqipëria është e shqiptarëve të kujton atë slloganin e tmerrshëm të Gjermanisë naziste, “Gjermania është e gjermanëve”. Me Gjermaninë e gjermanëve, ata që e udhëhoqën atë popull, atë komb shumë të madh me atë slogan e katandisën në një zhele, e bënë delen e zezë të botës, e bënë një vend që sot e gjithë ditën ka alarmin për t’I qëndruar të shkuarës në mënyrë të palëkundur, duke e refuzuar atë teori. Ajo është racizëm, ajo është verbëri, ajo është thikë pas shpine për të gjithë ata që në fakt Shqipërisë i kanë dhënë medaljen e artë në luftën e dytë botërore, në radhë të parë muslimanët, pastaj të krishterët që u bënë shpëtimtarët e hebrenjve dhe e bënë Shqipërinë të vetmin vend ku nuk u dorëzua një hebre gjatë luftës" u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI