Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Bllokohet ndryshimi i administratorit/ MABCO çon gjyqtaren në SPAK dhe nis arbitrazhin. Letër partive politike, Presidentit dhe kreut të Parlamentit

Lapsi.al 7 June 2026

Kompania MABCO Constructions SA ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Miranda Naka, duke e akuzuar se ka bllokuar zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë që i rikthente ortakut mazhoritar të drejtat e votës në shoqërinë VIA, koncesionare e Aeroportit të Vlorës. Sipas MABCO-s, gjyqtarja ka marrë një vendim pa praninë e palëve, vetëm një ditë para mbledhjes së ortakëve që synonte zëvendësimin e administratorit të emëruar nga ortaku me 2% të kuotave. 

Në të njëjtën kohë, kompania njofton se ka nisur procedurat për arbitrazh ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar, duke argumentuar se institucionet kanë dështuar të garantojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe zhbllokimin e kantierit të Aeroportit të Vlorës. Për situatën, MABCO thotë se ka informuar Presidentin e Republikës, drejtuesit e partive politike, grupet parlamentare dhe trupin diplomatik, ndërsa paralajmëron se do të kundërshtojë çdo veprim kontraktual të kryer pa miratimin e saj si zotëruese e 98% të kuotave të VIA-s. 

MABCO: 

MABCO Constructions SA kallëzon në SPAK gjyqtaren që bllokoi ndryshimin e administratorit të VIA-s, të emëruar nga ortaku me vetëm 2% të kuotave, ndërsa njofton se ka nisur procedurat për arbitrazh ndërkombëtar për shkak të mosveprimeve në zhbllokimin e hyrjes në kantierin e Aeroportit të Vlorës. 

Letër informuese i është dërguar Presidentit të Republikës, kryetarëve të partive dhe grupeve parlamentare, si dhe trupit diplomatik. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të zbatohet. MABCO u bën thirrje të gjithë bashkëpunëtorëve dhe kontraktorëve të VIA-s që çdo veprim kontraktual ta kryejnë vetëm me miratimin e ortakut mazhoritar, MABCO Constructions SA. 

MABCO Constructions SA u njoh dje me një vendim të marrë pa pjesëmarrjen e palëve nga gjyqtarja Miranda Naka, vetëm 24 orë përpara mbledhjes së ortakëve që kishte për qëllim zëvendësimin e administratorit të emëruar nga ortaku me 2% të kuotave, z. Valon Ademi. Ky i fundit, në bashkëpunim me struktura të Policisë së Shtetit dhe në mungesë të ndërhyrjes efektive të Autoritetit Kontraktor, ka bllokuar kantierin dhe ka marrë peng veprën e ndërtuar me investim direkt dhe ekspozim financiar të MABCO Constructions SA. 

Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është rezultat i një pune të jashtëzakonshme, përkushtimi të palëkundur dhe investimeve të konsiderueshme financiare. Megjithatë, pikërisht në fazën përfundimtare të projektit, të mbështetura nga individë që veprojnë brenda institucioneve shtetërore dhe me përfshirjen e strukturave të Policisë së Shtetit, ndërhynë në mënyrë arbitrare, duke marrë de facto kontrollin e aeroportit, duke paralizuar aktivitetin e tij për më shumë se një muaj dhe, përmes vendimeve gjyqësore që MABCO i konsideron të kundërligjshme, duke e privuar qëllimisht MABCO-n nga ushtrimi i të drejtave të saj ligjore. 

Këto veprime përbëjnë cenim të rëndë të parimeve themelore të së drejtës, të pronës private, të sigurisë juridike, të të drejtave të investitorëve të huaj dhe të standardeve bazë të trajtimit të drejtë. 

Vendimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në çështjen nr. 43000-00192-00-2026, datë 26.05.2026, i cili rivendosi të drejtat e votës së ortakut mazhoritar MABCO Constructions SA, iu komunikua Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe vetë gjyqtares më datë 02.06.2026. Në këtë komunikim u kërkua që institucionet të tregojnë vigjilencë të shtuar ndaj paralajmërimeve dhe kërcënimeve të dërguara më herët nga z. Valon Ademi për vijimin e bllokimit të kantierit përmes masave të sigurimit. 

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, gjyqtarja, pa praninë e palëve, ka lëshuar një vendim kontradiktor, të pakuptimtë dhe në kundërshtim të hapur me dispozitivin e Gjykatës së Lartë, duke cenuar të drejtën ligjore dhe kushtetuese të ortakut mazhoritar me 98% të kuotave për të emëruar administratorin dhe për të zhbllokuar hyrjen në kantier. 

Për sa më sipër, MABCO ka depozituar kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares dhe ndaj çdo personi tjetër që, me veprime ose mosveprime, pengon në mënyrë të hapur apo të fshehtë zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe zhbllokimin e kantierit. 

*Opinioni publik duhet të dijë se projekti është financuar nga investitorë privatë me mjetet e tyre financiare, ndërsa punimet janë realizuar nga kontraktorë dhe punëkryes që janë paguar përmes VIA-s, me financim të siguruar nga kreditë e garantuara nga MABCO. Pikërisht për këtë arsye, MABCO ka kërkuar vazhdimisht kryerjen e një auditimi profesional dhe të pavarur financiar, me qëllim verifikimin e burimit, shumës dhe mënyrës së financimit të projektit, mbi bazën e dokumentacionit bankar dhe financiar përkatës për çdo shpenzim të kryer. 

Po ashtu, që prej muajit tetor, MABCO ka kërkuar kryerjen e një auditimi teknik profesional dhe të pavarur të veprës, i cili përbën kusht themelor dhe të domosdoshëm për sigurinë, cilësinë dhe certifikimin e çdo infrastrukture aeroportuale. Deri më sot, të dyja këto kërkesa legjitime kanë mbetur pa përgjigje dhe pa u realizuar. 

Shtrohet pyetja: përse institucionet kompetente refuzojnë ose hezitojnë të mundësojnë këto dy auditime? Ekzistojnë arsye të forta për të besuar se pikërisht mungesa e transparencës mbi këto çështje lidhet drejtpërdrejt me privimin e padrejtë të MABCO-s nga e drejta e saj ligjore për të ushtruar kompetencat dhe për të marrë vendime brenda VIA-s.*  

Përpjekja e MABCO-s për të mbrojtur të drejtat e saj ligjore vazhdon. Ashtu siç u dëshmua edhe me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, drejtësia do të triumfojë dhe askush nuk do të mund t’i shmanget së vërtetës dhe përgjegjësisë ligjore për dëmet e shkaktuara MABCO-s gjatë muajve të fundit, për dëmet ndaj koncesionit dhe për cenimin e interesit publik për shkak të bllokimit të funksionimit të Aeroportit të Vlorës. 

Në frymën e transparencës dhe korrektësisë, MABCO informon çdo subjekt apo individ që synon të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Aeroportin e Vlorës se MABCO është ortaku kryesor i shoqërisë VIA, me 98% të kuotave. Për rrjedhojë, çdo bashkëpunim, marrëveshje apo marrëdhënie kontraktuale që lidhet me VIA-n duhet të ketë miratimin paraprak të MABCO-s. 

Çdo kontratë e lidhur pa miratimin e aksionarit shumicë dhe pronarit të 98% të kuotave do të kontestohet me të gjitha mjetet ligjore të disponueshme, dhe përgjegjësia për pasojat juridike do të mbetet tek palët që e kanë nënshkruar atë. 

MABCO ka njoftuar Presidentin e Republikës, kryetarët e partive dhe grupeve parlamentare, si dhe trupin diplomatik lidhur me situatën në Aeroportin e Vlorës, e cila ngre shqetësime serioze mbi sigurinë juridike, mbrojtjen e investitorëve të huaj, respektimin e pronës private dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. 

Po ashtu, MABCO ka informuar qeverinë shqiptare se, përveç rruges së mundimshme që do të bëj për të kërkuar drejtësi deri të istanca e fundit të nstitucioneve shqiptare, poashtu duke shfrytëzuar të drejten e saj kontraktuale dhe të atyre që rrjedhin nga marrëveshja bilaterale për mbrojtjen e investimeve se ka nisur procedurat për arbitrazh ndërkombëtar për shkak të veprimeve të pafavorshme dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore në zhbllokimin e kantierit dhe në mbrojtjen e investimit të saj. 

MABCO i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për të kërkuar sigurinë juridike, mbrojtjen e investimit të saj dhe rikthimin e administrimit të ligjshëm të VIA-s, me qëllim dhënies fund të sekuestrimit të jashtëligjshëm nga Valon Ademi, me mbështetjen ose mosveprimin e MIE-s dhe institucioneve publike. 

MABCO dëshiron të theksojë se çmon mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nuk dëshiron që pasojat financiare të veprimeve të disa individëve të rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë. Megjithatë, zgjidhja e kësaj situate varet tërësisht nga vullneti i institucioneve shqiptare për të respektuar ligjin, vendimet gjyqësore dhe të drejtat e investitorit ligjor. 

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, në vend që MABCO të lejohej të ushtronte të drejtat e saj, ajo është përballur me ndalim të përsëritur për hyrje në kantier, me qëndrime të vonuara dhe selektive nga MIE, si dhe tashmë me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë që tenton të zhbëjë efektet e vendimit të Gjykatës së Lartë. 

MABCO konsideron se rreshtimi i disa gjyqtarëve, i MIE-s dhe i organeve të tjera shtetërore nuk mund të trajtohet më si rastësi. Këto veprime dhe mosveprime krijojnë dyshime serioze për koordinim në përpjekje për zhveshjen e MABCO-s nga investimi dhe të drejtat e saj ligjore në Aeroportin e Vlorës. 

Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha mjetet ligjore për vendosjen e drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përpara forumeve dhe institucioneve ndërkombëtare, aty ku sundimi i ligjit, mbrojtja e pronës dhe respektimi i të drejtave ligjore përbëjnë parime themelore dhe të pacenueshme. 

Jemi të bindur se kjo situatë e papranueshme do të marrë fund dhe se Aeroporti i Vlorës do t’i rikthehet administrimit dhe kontrollit të pronarit ligjor mazhoritar, i cili ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë barrën financiare, ligjore dhe profesionale të këtij investimi. 

Vendimi i Gjykatës së Lartë do të zbatohet. E drejta nuk mund të mohohet. Drejtësia mund të vonojë, por nuk mund të ndalet. 

Tashmë rreshtimet dhe qëllimet janë të qarta. Secili do të mbajë përgjegjësinë e vet, ligjërisht dhe publikisht. Ministria nuk mund ta paraqesë më këtë çështje si një “mosmarrëveshje ndërmjet ortakësh”, kur në fakt bëhet fjalë për sigurinë juridike të një investimi madhor, për respektimin e pronës private dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI