Flash

Shqiptarët dalin në protestë edhe në Bruksel/ Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian

Lapsi.al 7 June 2026

Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes. 

Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI