Flash

Mustafa Nano që kontribuoi në fitoren e Ramës me "gjithë qelbësirat bashkë" sot kërkon largimin e tij

Shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkësh, që janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë

Lapsi.al 7 June 2026

Analisti dhe ish ambasadori, Mustafa Nano, i cili në 2014 u bë i famshëm me shprehjen "të gnithë qelbësirat bashkë" për të sjellë rilindjen në pushtet sot pas protestave rinore i ka këshilluar kryeministrit Edi Rama largimin. Në një analizë të shkurtër në MCN, Nano parashikon një largim normal: të japë dorëheqjen, të zhvillojë zgjedhje të reja brenda PS dhe të zgjidhet një lider i ri.

Sipas Nanos, shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkësh, që janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë.

Ai thotë se ky fakt i ka çuar shqiptarët në një zëmërim, që ka kulmuar me këto protesta masive në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

“Këshilla ime është vetëm një. të mendojë largimin. Jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti, por një ikje normale, të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe ky pastaj njatjeta. Madje po të dojë të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj le të themi justifikimi, të tipit që “ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua. Unë me mendjen time jam me qindra vite para, ju jeni këtu në vitin 2030”.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI