Flash

Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen tre persona

Lapsi.al 6 June 2026

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke lënë të plagosur tre persona. Të lënduar kanë mbetur njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave të përfshira në aksident ishte e zbukuruar për dasmë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë aks rrugor u bllokua për disa minuta.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI