Flash

Vëlla e motër mesazh ironik me plehrat në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës meqë qeveria nuk i mblodhi në Zvërnec

Lapsi.al 6 June 2026

“Kemi ardhur t’ia sjellim Ramës plehrat që mblodhëm në Zvërnec, meqë qeveria nuk i mblodhi”. Me këtë mesazh ironik, Dardani dhe motra e tij u ngjitën në podiumin e protestës, duke mbajtur në duar qese me mbeturina të mbledhura, sipas tyre, në zonën e Zvërnecit.

Këtë të shtunë ka nisur protesta e shtatë kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama. Qytetarët e mbledhur kanë artikuluar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik në vend. Protesta vjen pas një jave mobilizimi në Tiranë dhe paralelisht me tubime mbështetëse të organizuara në qytete të tjera në vend dhe diaspora shqiptare në disa qytete të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI