Flash

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Bidon për të falsifikuar dokumentet

Lapsi.al 6 June 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po grabit kanionin e Gjipesë dhe se po përdor deputetin, Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Ardit Bido ka falsifikuar dokumente në arkivë ndaj dhe mori postin e deputetit.
Sipas tij, këto janë çështje hetimi, por çdo çështje pronësie, PD ka evaduar 54 mijë dosje pronësie.

"224 mijë metra nuk i përkasin kurrë Spiro Kolekës, Baba Pilos, vëllait të Edi Ramës, Edi Ramës, mamasë së ndjerë të Edi Ramës, të cilët në të gjitha dokumentet ishin një familje e varfër me 3 dhi dhe një gomarë, të regjistruar në regjistrat e shtetit të asaj kohe. Po, ka ekzistuar një Spiro Kolekë tjetër, burrë i shkëlqyer, ministër i qeverisë së Sulejman Delvinës, që ka udhëhequr luftën e Vlorës me sukses të madh. Dhe ai nuk ka asnjë pretendim, asnjëri prej familjarëve të asaj dege për kanionin e Gjipesë, kurse këta duan ta vjedhin.
Dëgjoni pak, Artan Lame, i cili ç’është e vërteta ndjesë pastë nuk flas më për të se është i ndjerë tani, një gjë bëri, nuk ia firmosi kurrë.

Nuk ia firmosi Edi Ramës. Tani thuhet se me Ardit Bidon, nuk e di, duhet të hetohet, ka falsifikuar dokumente në arkivë dhe ndaj Ardit Bido u lartësua në deputet, iu dha imuniteti i deputetit. Këto janë çështje hetimi, por çdo çështje pronësie, PD ka evaduar 54 mijë dosje pronësie. Sigurisht mbeten të tjera. Në mënyrë absolute me vendosmërinë më të madhe do të trajtonte çdo dosje. Por nga ana tjetër, ne vumë ligjin që në qoftë se investitori i huaj blen tokën bazuar në dokumente origjinale shtetërore dhe pas kësaj, pasi fillon punë, dalin pretendentë se ky dokument nuk është i vërtetë, në këtë rast çdo pretendim i kalon shtetit. Dhe në këtë rast shteti paguan nga fondi i tij me çmimin e tregut pronarin dhe ndëshkon falsifikatorin. Ky, këtë ligj e modifikon siç don. Dhe e nxori kur unë denoncova ekzistencën e tij mbi dy ose tre herë", tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI