Flash

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete

Lapsi.al 6 June 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy persona. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur med gjendjen e tyre shëndetësore apo identitetin e personave të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore. Ata kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI