Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Vrasja e policit/ Nëna e autorit thotë se policia qëlloi e para

Lapsi.al 7 June 2026

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Braçellari, autori i cili plagosi një efektiv dhe vrau një tjetër disa ditë më parë në Malësi. 

E pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjen, Berdane Braçellari ka treguar si dëshmitare okulare versionin e saj mbi mëngjesin e datës 4 qershor.

Berdane Braçellari: Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyri djali. Djali asnjëherë nuk futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur nga dritarja e viçave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici.

Gazetari: Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

Berdane Braçellari: Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart

Gazetari: Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?

Berdane Braçellari: Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bënë 10 gramë.

Gazetari:  A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

Berdane Braçellari: Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan.

Gazetari: A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

Berdane Braçellari: Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, Ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.

Gazetari: Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë.

Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.

Gazetari: A ka pasur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

Berdane Braçellari: Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.

Gazetari: Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, zëre sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.

Gazetari: Do e takosh Violandin?

Berdane Braçellari: Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të

Gazetari: Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

Berdane Braçellari: Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

Gazetari: A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

Berdane Braçellari: Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

Gazetari: Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

Berdane Braçellari: Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.

Gazetari: Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

Berdane Braçellari: Ka ikur sepse e  kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.

Gazetari: Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

Berdane Braçellari: Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI