Partia Demokratike këmbëngul në kryerjen e sa më shumë testimeve për koronavirusin. Kryetari i saj Lulzim Basha thotë se për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
“Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!” – shkruan Basha në Facebook. ©LAPSI.al
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/639283393303981/