Flash

Lubonja replikon me Ramën: Pyet specialistët, mos u këshillo nga njerëz me interesa të tjera

Lapsi.al 4 April 2020
Lubonja replikon me Ramën: Pyet specialistët, mos u këshillo nga

Edi Rama, i pyetur nga Arjan Cani mbi ecurinë e coronavirusit në javën e ardhshme u pergjegj se nuk mund të jepte përgjigje, se këtë e dinë specialistët, e se s’donte të bënte si Fatos Lubonja që flet për gjithshka.

I përgjigjem Edi Ramës se sa herë kam folur për koronavirusit i jam referuar specialistëve të ndryshëm, (duke venë në dukje madje edhe kontradiktat midis tyre) e nuk kam bërë si ai që në 12 mars ka bërë epidemiologun dhe virologun duke deklaruar se karantina nuk e pengon përhapjen e virusit (poshte).

Kur Rama thoshte se karantina nuk e ndalon koronavirusin

Do të ishte mirë që kjo përgjigje të ishte shenjë se vërtet Kryeministri ynë ka reflektuar për atë se duhen dëgjuar edhe specialistët për vendimet që merr, por kam frikë se kjo ishte thjesht një batutë për të denigruar një gazetar, e se ai do vazhdojë të marrë vendime në emër interesash të tjera nga ai i qytetarëve (jo vetëm përsa i përket krizës dramatike të koronavirusit) duke shpërfillur sa interesat e qytetarëve edhe opinionet e mediave apo specialistëve që flasin në emër të interesave të tyre.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Koronavirusi, 135 të infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus, dukë bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë n...

09:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI