Flash

Nuk lejohet të kalojnë kufirin, 16 shqiptarë kalojnë natën mes të ftohtit në Kapshticë

Lapsi.al 4 April 2020
Nuk lejohet të kalojnë kufirin, 16 shqiptarë kalojnë

Shqiptarët vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit. Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë. Mësohet se policia në godanën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk i lejon të futen në Shqipëri. Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Siç shihet në fotot që sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, të 16 shqiptarët e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën. Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush nuk iu është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar./ BW

Të këshilluara

Koronavirusi, 135 të infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus, dukë bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë n...

09:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI