Flash

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”/ Trump lë në mes intervistën

Lapsi.al 7 June 2026

Donald Trump e la emisionin “Meet the Press” të NBC-së, duke i thënë prezantueses Kristen Welker se ajo ishte "ose budallaqe ose e korruptuar".

Welker tha se "republikanët po ecnin mirë në Kaliforni" pas zgjedhjeve paraprake të 2 qershorit, Trump u përgjigj se "zgjedhjet ishin manipuluar", duke çuar në një shkëmbim të tensionuar fjalësh gjatë intervistës që u transmetua më 7 qershor.

Republikanët kanë kritikuar procesin e numërimit të votave në zgjedhjet paraprake të Kalifornisë, i cili vazhdon prej ditësh.

"Kështu i numërojnë votat në Kaliforni" – tha gazetarja. Trump u përgjigj duke pyetur: "E dini pse e bëjnë këtë? Sepse i vjedhin zgjedhjet."

Më pas, Welker e pyeti Trumpin nëse kishte ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. Presidenti amerikan u përgjigj se "e tëra çfarë duhet të bëj është të shikoj" dhe "të dëgjoj njerëzit". 

Gazetarja kërkoi përsëri prova dhe përsëriti se procesi standard që zgjat disa ditë është "mënyra se si numërohen votat në Kaliforni".

Më pas, Trump vuri në dyshim nëse ishte e drejtë të numëroheshin votat 5 ditë pas Ditës së Zgjedhjeve. Welker tha se zyrtarët shtetërorë po kërkojnë një numërim të shpejtë, por kanë theksuar se procesi është i ngadaltë.

Trump i tha Welker se “ata janë të korruptuar, ashtu siç je ti i korruptuar. Media jote është e korruptuar dhe ‘Meet the Press’ është i korruptuar”. Welker i mohoi akuzat, dhe Trump tha se pyetjet e saj “luanin lojën e tyre”.

Welker i kërkoi Trump të vazhdonte intervistën, duke e quajtur atë “ose budallaqe ose të korruptuar”. Presidenti kritikoi gjithashtu edhe media të tjera, duke përfshirë ABC, CBS dhe CNN.

Trump më pas dukej se donte ta përfundonte intervistën pasi dukej se po hiqte mikrofonin për ta hedhur tutje.

“Më fal. Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur”, tha Trump. “Faleminderit, zemër. Argëtohuni”, tha ai.

Kur Welker i tha Trump se kishte udhëtuar për në Wisconsin për intervistën, meqenëse “Meet The Press” zakonisht xhirohet në studion e Uashingtonit, ai u përgjigj: “U ula me ty në shi për një orë”. 

Welker u përpoq të vazhdonte bisedën, por ajo mbaroi. Prezantuesja zbuloi se presidenti amerikan kishte rënë dakord t’i jepte asaj një intervistë tjetër. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI