Flash

“Nuk ke lejeee...”/ Si u përzu jahti luksoz nga porti i Durrësit (VIDEO)

Lapsi.al 5 April 2020
“Nuk ke lejeee...”/ Si u përzu jahti luksoz nga porti i

Një superjaht luksoz i “Omnicom Group”, mbërriti në portin e Durrësit, por u largua menjëherë nga aty nga autoritet vendase. Jahti që u ankorua në portin e Durrësit, me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime, ka pasur probleme për të kryer këto veprime.

Mësohet se Kapiteneria e portit e ka vonuar gjatë së shtunës ndërsa të dielën për shkak të karantinës nuk ka arritur t’i plotësojë nevojat që ka pasur. Jahtit i është kërkuar të lëvizë, megjithëse pronari i saj tha se është i pajisur me lejet përkatëse.

Siç duket edhe në një video të publikuar nga Auron Tare, jahti është larguar pasi autoritetet i kanë thënë se “nuk kanë leje për të qëndruar”. Tare thotë në një shkrim të gjatë se sjellja e autoriteteve portale është e ngjashme me atë të Mihalit dhe reagimit të tij ndaj turisteve spanjollë verën e kaluar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/WhatsApp-Video-2020-04-05-at-16.35.18.mp4"][/video]

“Anija e famshme e cila kerkoi leje sipas rregullave per tu future ne Port per tu furnizuar per arsye te situates qe dihet nuk u furnizua dot diten qe erdhi. Dhe sipas rregullit kerkoi leje per te qendrua fund- javen ne Port deri te henen qe hapen perseri zyrat e shtetit shqiptar. Autoriteti Portual sipas rregullit i dha leje por “Mihali I Kapitenerise Shqiptare” ne kete rast Paulin Ndreu me ane te Mihaleve qe ka nen urdhera “e rrahu” gjithe diten Kapitenin dhe ekuipazhin e kesaj anije per ta larguar nga Porti.

Duke e kercenuar me burg dhe plot fjale fyese. Po perse do pyese ndokush? Sepse Zoti Ndreu dhe Ministrja qe perfaqeson kane nxjerre nje urdher (po ate dite qe erdhi anija) se jahtet duhen te largohen se pengojne anijet e mallrave. Nderkohe Porti Detar ju jep leje per te qendruar, Kapiteneria i perze nga Porti me nje gjuhe rrugacesh dhe arrogance tipike per vulgun shqiptar” –shkruan Tare në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI