Flash

Berat, gruaja gjendet e mbytur në lumë, kishte humbur 2 javë më parë

Lapsi.al 4 April 2020
Berat, gruaja gjendet e mbytur në lumë, kishte humbur 2 javë

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme në Berat. Kufoma e gruas është gjetur në afërsi të Urës së Kuçit pranë fshatit Sheq-Gajdë. Kanë qenë fermerët e fshatit ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprakisht mendohet se gruaja është mbytur.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë. Në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ka mbërritur bashkëshorti i gruas,që ka bërë identifikimin e kufomës.

Gruaja është Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë,e martuar dhe me 2 fëmijë. Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti se, gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici. Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI